Arktiku toka qe fsheh thesare

Arktiku, toka që fsheh thesare
\"\"\"\"\"\"Kur dihet se atje ka rezerva të mëdha nafte e gazi, ndërkohë që rezervat kontinentale po shterojnë e çmimet po ikin në qiell - është e qartë se pse Danimarka dhe Kanadaja e akuzuan menjëherë Rusinë për "ekspansion në Veri" dhe pse bombarduesit amerikanë gjatë gjithë ekspeditës fluturonin mbi anijet e tyre. Kohët e fundit, gjithnjë e më shpesh flitet për mundësinë e zgjidhjes ushtarake të kësaj çështjeje.

"Është e paimagjinueshme të na arrijnë ne në Arktik. Pa ne, atje nuk mund të bëhet asgjë. Vendi ynë ka flotën më të madhe akullthyese, pajisjet më të mira për zhytjet nën ujë, metodat më moderne dhe tani edhe përvojën. Flota jonë atomike dhe helikopterët mund të arrijnë në cilëndo pikë të Polit të Veriut. Deri sa të tjerët të bëjnë flotat e tyre, ne nuk do të presim. Por nuk duhet t‘i përdorim ato. Ka të drejtë ndërkombëtare dhe kjo mund të zgjidhet lehtë", - tha për gazetën "Politika", akademiku rus Artur Çilingarov, studiues polar, njeriu i parë që hyri në thellësi prej 4.5 km poshtë Oqeanit të Ngrirë të Veriut, heroi i dyfishtë, anëtar i Shoqatës së Gjeografëve të Mbretërisë së Bashkuar, studiues për 20 vjet në stacionet polare dhe deputet i Dumës Ruse në katër legjislatura..

Si do të provoni se një milion e dyqind mijë kilometra katrorë të këtij territori i përkasin Rusisë?

Ne që në vitin 2001 kemi paraqitur kërkesën mbi bazën e hartës së relievit në KB, por kjo nuk qe e mjaftueshme. Tani po përgatisim kërkesën e re, mbi bazën e veprimtarisë së ekspeditave tona. Me akullthyeset atomike, në vitin 2005, kemi kryer studimet gjeologjike, gjeofizike dhe të gjitha studimet e mundshme të të gjithë Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Në maj 2007 u veprua po ashtu dhe në gusht ka qenë edhe ekspedita ime. Materialit kompleks të grumbulluar i kemi shtuar dhe atë që unë kam parë me sytë e mi në bazën e oqeanit. E gjitha kjo është shkencë. Kërkesat e reja së bashku me dëshmitë do t‘i dorëzojmë në vitin 2009. Do të vendosë e drejta ndërkombëtare.

Çfarë doni të tregoni konkretisht, duke u zhytur në fund të Oqeanit të Ngrirë të Veriut?

Qëllimi ynë ka qenë të provojmë nëse janë të sakta hipotezat tona se zgjatimi nënujor i Lomonosovit është vetëm vazhdim i platformës Kontinentale Siberiane. Në laboratorin federativ të studimeve shkencore është vërtetuar se materialet organike që kemi sjellë, për nga vjetërsia e përbërja, ngjajnë me kampionët e marrë në platformën siberiane. Siç dihet, me propozim të Rusisë, KB shpallën vitin 2007 si "Vit Polar".

Me rastin e marrjes së vendimit për t‘u zhytur në atë thellësi të rrezikshme, çfarë ndjesie keni provuar - kënaqësi, për shkak të nxitjes, që nuk e kishit provuar kurrë, apo vetëdijes se me këtë zhytje po ndihmonit realizimin e interesave shtetërore?

Këtu nuk ka asnjë kënaqësi. Nuk është aspak e thjeshtë që të zhytesh 4.5 km nën sipërfaqen e Oqeanit të Ngrirë të Veriut, ku nuk punon asnjë busull, nëpër akull në të cilën nuk depërton radio vala dhe ku pas jush mbetet vetëm errësirë e dendur. Njeriu ndjen frikë të madhe dhe përgjegjësi të madhe. Kjo nuk është aventurë. Kemi kaluar nëntë orë nën akull dhe kur donim që të ktheheshim, në fillim nuk shkëputeshim dot nga baza e oqeanit, më pas oqeani nuk donte të na lëshonte dhe së fundi nuk mundëm të gjenim derën e hapur të akullit, nëpër të cilën kishim hyrë. A shihni këtu ndonjë kënaqësi?

Ju kanë marrë inat, sepse keni vendosur flamurin rus në vetë fushën e Veriut?

Flamuri nuk është asnjë bazë për të kërkuar të drejtën mbi Arktikun. Këtë e thotë ndonjë politikan, ndërsa ne e kemi vënë flamurin në mënyrë simbolike, si dëshmi se kemi qenë atje dhe kemi bërë zbulim të madh gjeografik. Edhe ju kur fitoni në sport, vendosni flamurin tuaj.

Kur është gjithçka kaq e pastër, pse janë kaq të tronditur pretendentët e tjerë në Arktik?

Kjo është pyetje për ta. Ata kanë harruar se ne, për një kohë të gjatë, jemi marrë me gjerësinë gjeografike të Veriut. Ne kemi anije, ekspeditë, stacione polare. Kur ra Bashkimi Sovjetik, për një kohë nuk pati mjete për vazhdimin e studimeve. Sot, situata ka ndryshuar. Sot nuk kemi probleme materiale dhe do të provojmë se një pjesë e Arktikut është rus. Përgjithësisht, vendet e tjera nuk janë marrë me këtë temë. Ne i kemi nxitur dhe duhet të na falënderojnë që po shfaqen mjetet e koha për t‘u marrë me këtë.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama