Arlind Ajeti duel milionash nga klubet e medha turke

Arlind Ajeti, duel milionash nga klubet e mëdha turke

Dukej gjithçka e përfunduar. Arlind Ajeti ishte shumë pranë firmës me Peskarën për të qëndruar përsëri në Serinë A pas rënies së Frozinones.

Arlind-Ajeti

Por dy paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Francës dhe Rumanisë kanë kthyer mbrojtësin shqiptar në qendër të merkatos dhe ai ka marrë disa oferta shumë të rëndësishme si nga pikëpamja financiare, ashtu edhe nga ajo sportive.

Ndërsa Peskara vazhdon të jetë në pritje të firmës së tij, në ditët e fundit, në adresë të Ajetit kanë mbërritur oferta nga dy klube shumë të njohura turke, Fenerbahçe dhe Beshiktash.

Të dy klubet i ofrojnë futbollistit mundësinë që të luajë si titullar dhe të dy janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar firmën e tij, me shifra që i afrohen rrogës prej 1 milionë eurosh në sezon.

13467607_1199865490032782_1571098283_o

Ajeti ka vendosur që të shqyrtojë çdo ofertë të mundshme para se të marrë një vendim. Në këtë aspekt, do të ndikojë shumë edhe ana sportive e ofertës, pasi tashmë mbrojtësi është i ndërgjegjshëm se me lamtumirën e Canës, ai është kandidati kryesor për t'u bërë lideri i ri i prapavijës kuqezi.

Në këtë këndvështrim, zgjedhja e gabuar mund ta bëjë të humbasë këtë pozicion që e ka fituar me shumë djersë, falë të cilit u kthye në një prej emrave më të lakuar në merkaton e klubeve europiane.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama