Arlind Ajeti i mbyll deren Peskares telefonata qe refuzoi 500 mije euro

Arlind Ajeti i mbyll derën Peskarës, telefonata që refuzoi 500 mijë euro

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti i mbyll derën klubit të Peskarës.

ajeti francePortalet italiane shkruajnë se presidenti i këtij klubi, Daniele Sebastiani, kishte thënë se do të priste telefonatën deri ditën e diel, më pas do të përqendroheshin tek një tjetër objektiv.

Telefonata e mbrojtësit duket se ka ardhur sot dhe ajo nuk ishte në favor të klubit bardheblu.

"Mbrojtësi refuzoi ofertën tonë",-ka presidenti i klubit sipas portalit italian "rete8.it".

Më herët, mediat italiane kanë shkruar se "Ajeti pati kohë për të reflektuar për ofertën e mirë që iu bë nga bardheblu: Kontratë 4-vjeçare dhe rreth 350 mijë euro në sezon përfshirë bonueset në rritje deri në 500 mijë euro, si edhe një klauzolën për zgjidhjen e marrëveshjes nëse klubi bie në Serinë B".

Tani klubi do të përqendrohet te Stendardo, i cili i ka qenë darkod me transferimin, paçka se ka një kontratë 1-vjeçare me Atalantën.

Foto e sajtit italian "rete8.it"

Foto e sajtit italian "rete8.it"



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama