Arlinda Dudaj Kasoruho nje humbje e madhe per gjuhen shqipe.

Arlinda Dudaj: Kasoruho, nje humbje e madhe per gjuhen shqipe.

Arlinda Dudaj, botuese, ka bashkëpunuar me përkthyesin Kasoruho prej 15 vitesh. Për humbjen e tij, ajo shprehet:

“Sot m’u hap dita me një lajm të hidhur, shumë të hidhur për mua si mike, si botuese, e si një njeri që merrem me letrat. Që nga sot, Shqipërisë dhe lexuesit do t’i mungojë përherë pena e një njeriu të jashtëzakonshëm, një gjeniu të përkthimit dhe punëtori të palodhur të gjuhës shqipe.

 

Dy vjet më parë në përvjetorin tënd të 80-të, urova të kishe sa më shumë jetë, për të qënë pranë familjes sënde, pranë miqve të tu e pse jo të vazhdoje shërbimin e mrekullueshëm që kishe bërë e bëje gjithë këto vite. Ishte fat që të njoha ty pesëmbëdhjetë vite më parë, ishte fat që punova me ty gjithë këto vite, fryt I të cilës kanë mbetur veprat që ti le pas.

 

Isabel Allende, Emily Bronte, Harold Robbins, Dan Broën dhe shumë shkrimtarë të tjerë, morën frymë në shqip prej teje, me shqipen e mrekullueshme të Shvarcit, të Luarasit e të gjithë gjeneratës suaj të jashtëzakonshme që do të mungojë, por do të mungojë keqaz në këto ditë tallazesh të mundimshme për gjuhën tonë të bukur. Për mua do të mungojë edhe zëri yt i qetë dhe i shtruar që dinte të fashiste çdo shqetësim. U prehsh në paqe mik I shtrenjtë!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama