Armando Sadiku synon nje rekord te ri perballe Zvicres

Armando Sadiku synon një rekord të ri përballë Zvicrës

Goli në Armeni ishte ai që i vuri kapakun një faze eliminatore të shkëlqyer dhe largoi çdo dyshim të mundshëm mbi kualifikimin e Shqipërisë. Armando Sadiku është sulmuesi më në formë i Kombëtares shqiptare. Në 3 ndeshjet e fundit, i ka mjaftuar vetëm 1 prekje për ta ndalur topin në rrjetë. Sapo u fut në fushë në miqësoren me Luksemburgun dhe Katarin, i surprizoi të gjithë me golat e tij, ndërsa me Ukrainën e nisi sfidën si titullar.

Armando Sadiku

Edhe aty i mjaftoi vetëm 1 goditje drejt portës kundërshtare për të sigluar barazimin momental për kuqezinjtë. Me tre golat radhazi, Armando Sadiku është drejt rrugës së një rekordi. Shihet qartazi që ai ka fituar terren ndaj sulmuesit tjetër Sokol Cikalleshi. Në dhjetë vitet e fundit, askush nuk ka bërë më mirë se ai. Dy lojtarët e tjerë që janë ndalur në kuotën e tre golave radhazi janë Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi. I pari i ka varur "këpucët në gozhdë" dhe tani është ndihmësi i De Biazit në Kombëtare, ndërsa i dyti nuk u grumbullua nga tekniku kuqezi për në kampionatin europian.

Sadiku pëlqen miqësoret

Deri tani, Armando Sadiku ka arritur të shënojë 5 gola me Kombëtaren shqiptare. Dy prej tyre në ndeshje zyrtare dhe tre të tjerë në sfidat miqësore. Madje të 3 golat e fundit radhazi janë shënuar pikërisht në miqë- soret ndaj Luksemburgut, Katarit dhe Ukrainës. Ndaj Zvicrës ai ka shansin për të shënuar golin e katërt radhazi që do ta fuste në librat e artë dhe të tretin në sfidat zyrtare. Më parë, sulmuesi elbasanas e ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Qipros dhe Armenisë.

Armando Sadiku1

Bogu dhe Salihi

Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi janë dy nga sulmuesit që spikatën më shumë në dekadën e fundit me Kombëtaren shqiptare. Shpeshherë, një dyshe e pandarë në ndeshjet e trajnerëve Bariç dhe Kuzhe. Të dy mbajnë rekordin që Sadiku do të tentojë të thyejë. Salihi dhe Bogdani kanë shënuar në 3 ndeshje radhazi me fanellën kuqezi. Salihi i ka shënuar golat në vitin 2010 në fitoret minimale ndaj Uzbekistanit, Malit të Zi dhe Andorrës. Bogdani i ka shënuar 3 gola radhazi në vitin 2011 në ndeshjet ndaj Francës, Luksemburgut dhe Malit të Zi. Ndoshta atij nuk do t'i vijë aspak keq që Sadiku do të thyejë rekordin e tij në rast se Shqipëria do të arrijë fitoren e parë në Europian ndaj Zvicrës.

Gentjan Alinani



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama