Arme per te zbukuruar Shkodren

Arme per te zbukuruar Shkodren
Materialet luftarake kthehen në vepra arti. Kjo është iniciativa e fundit që po zbatohet në qytetin e Shkodrës me mbështetjen e sektorit të kulturës pranë Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe të një grupi artistësh nga Akademia e Arteve në Tiranë. Për këtë u zhvillua dje në Shkodër një takim me kryebashkiakun Lorenc Luka dhe stafin e tij. “Në shërbim të hapësirave publike” titullohet projekti në fjalë, i cili e ka marrë spunton nga mbetjet e shumta të municioneve që disponon vendi ynë si dhe angazhimit të qeverisë për demontimin e tyre. Për këtë projekt kanë punuar artistë shqiptarë dhe amerikanë.

Qyteti i Shkodrës është i pari ku do të vihet në jetë ky projekti, i cili sipas kryebashkiakut përkon me filozofinë e Bashkisë për shtimin e elementeve zbukurues në qytet dhe shndërrimin e tyre në vende çlodhjeje dhe argëtimi për qytetarët. Njëkohësisht, ky projekt realizohet në kudër të nismës së qeverisë në kuadër të demontimit, që do të thotë se armët nuk janë vetëm për t’u përdorur në raste lufte, por kur trajtohen me ide dhe me art ato krijojnë edhe vepra artistike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama