Armet Kimike ne drejtim te Kosoves!?

Armet Kimike ne drejtim te Kosoves!?

A do ta zgjidh Qeveria e Kosovës një ngërç ndërkombëtar. Pas Shqipërisë po përmendet si opsion Kosova.Gazeta Express ka mësuar se tashmë pothuajse është i sigurt refuzimi që Qeveria shqiptare do t'i bëjë depozitimit dhe shkatërrimit të armëve kimike të Republikës së Sirisë. 

 

Disa burime bëjnë të ditura se si opsion i dytë, në rast se Shqipëria refuzon, do të mbetet si mundësi Republika e Kosovës. 

 

"Ka pas diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATO". Ekziston dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarak nën malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat e shkritores së Trepës", thonë burimet.

 

Sipas të njëjtave burime Qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar tërësisht ketë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e e këtij ngërçi ndërkombëtar. 

 

 Arsyeja përse është gjetur Kosova në këtë kombinim, thuhet sipas burimeve të mirinformuara, janë raportet e mira që Qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

 

"Në rast se kryhet ky shërbim, mund të ndodhë edhe ndonjë njohje e rëndësishme, që deri më tash nuk është paramenduar". Përndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministri Hoxhaj prej kur ka filluar konflikti në Siri ka qenë vazhdimisht aktiv me komunikata të ndryshme, duke e krahasuar atë konflikt me luftën në Kosovë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama