Armet e banditeve Bonnie dhe Clyde shiten per 504 mije USD

Armet e banditeve Bonnie dhe Clyde shiten per 504 mije USD
Armët e dy banditëve më të famshëm në Amerikë gjatë viteve ’30, Bonnie dhe Clyde janë shitur në një ankand në Nashua për plot 504 mijë dollarë. Armët janë ato që i’u gjetën atyre në momentin që u vranë gjatë një prite nga policia. Njëra prej tyre ishte revolver i kalibrit 0,38, e cila në kohën e Bonnie Parker mbahej në kofshë e lidhur pas një shiriti. Ndërsa pistoleta tjetër ishte gjysmëautomatike, e kalibrit 0,45, e modelit Colt e vitit 1911.

Armët janë blerë nga një person anonim, i cili ka ofruar 264 mijë dollarë për revolverin, dhe 240 mijë dollarë për armën tjetër. Në ankand u shitën në total 134 objekteve, të cilat u përkisnin kriminelëve të tjerë të famshëm si Al Kapone, Pretty Boy Floyd dhe John Dillinger.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama