Deputeti i PS-së Erjon Braçe përmes Facebook ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me çështjen e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Sipas tij, në lidhje me këtë çështje nuk plotësohen dy kushtet themelore, konsenusi politik dhe ai publik dhe për këtë s`mund të ketë një “po” nga qeveria.
Deklarata e plotë e Braçes
Qe Qeveria, Kuvendi etj nuk kane marre asnje vendim per te sjelle ne Shqiperi “lende kimike te rrezikshme” kjo u be tashme e qarte!!
Qe Shqiperia ka trajtuar dhe shkaterruar “arme kimike” te sajat per vite me rradhe ne kushte jo te pershtatshme edhe kjo eshte e vertete.
Qe Shqiperia nuk ka kapacitete dhe teknologji per nje trajtim te plote te “lendeve kimike” eshte fare evidente.
Tani, ne kete vend, nuk egzistojne me as edhe dy kushte themelore:
I pari, konsensusi politik, i rrezuar nga nje opozite pergjegjese per ndotjen masive te Shqiperise, madje duke lejuar e mbrojtur me force edhe importin e mbetjeve ketu, opozite qe eshte kapur tek kjo kauze krejt e panatyrshme per te thjesht per qellime te rikuperimit te pushtetit te humbur fort;
I dyti, konsensusi publik, i rrezuar per shkak te nje kulture te forte qe kjo maxhorance e majte, me pare opozite po e tille, e kultivoi ne kete vend, me shume mund e me sakrifica thuajse 3 vjecare mu aty ne Bulevard, dite dhe nate, pa nderprerje, pa perkrahjen e kujtdo te fryri nga deliri sot, kulturen e kundershtimit ne nje ceshtje ku nuk ka perfshirje, pjesmarrje, transparence per qytetarin; me specifikisht kulturen e kundershtimit te importit ne kete vend per cdo lloj mbetje, kimike ose jo, te rrezikshme ose jo, per cilindo qellim, depozitim, demontim riciklim etj etj.
ne te tilla kushte jam shume i qarte;
nuk mund te kete “po” per kete proces!
Ne ane tjeter, per cdo njeri qe lexon ketu ne kete profil, qe lundron kudo ne rrjete sociale apo faqe te ndryshme, ne pergjigje te studios me banale te medias shqiptare, por ne pergjigje te cilitdo qe dje dhe sot heret ne mengjes vijon te bej heroin, kopilin apo edhe idiotin, duke abuzuar me pozicionin tim, dua te sqaroj:
E para, ne 16 vite te punes ne Kuvend, nuk ka ndodhur nje here te vetme qe une te kem votuar “pro” importit te mbetjeve ne kete vend; perfshire ketu edhe periudhen kur ne pushtet ishte partia ime, partia socialiste, larg ne vitin 2004 kur cilido nga keta heronjte e sotem nuk kish “lindur”;
E dyta, ne 16 vite te punes sime ne Kuvend, nuk ka ndodhur qofte edhe nje here te vetme qe une te kem votuar kunder interesave te zgjedhesve te mi dhe kunder parimeve te mia; kunder vendimeve te partise sime “PO”, tamam kur ato nuk kane qene ne perputhje me interesin publik dhe ne sherbim te zgjedhesve te mi; perfshire dhe kohen kur partia ime ka qene ne pushtet, kohe kur perseri pjesa me e madhe e ketyre heronjve te sotem nuk kishin “lindur”;
E treta, ne 16 vite nuk ka ndodhur nje dite te vetme te kem punuar nga lartesia e detyres per ndonje privilegj personal, te familjes sime apo ndonje grupi rreth meje; jetoj po aty ku kam pas jetuar, ne nje shtepi me kredi dhe familja ime ben te nujejten jete sic diten e pare, pra me nene, babe, grua e vajze, po njesoj, si kur partia ime ishte ne pushtet, pastaj ne opozite dhe po perseri ne pushtet se fundi; pra une nuk kam shtepi as ne Havai, as ne Kine, e as kund ne ndonje parajse tjeter; pergjithesimi i kujtdo per nevoja “argumentimi” prej ketyre heronjve te sotem, eshte neverites, teresisht i ulet dhe banal.
E fundit, e vertete eshte qe kam kembyer dje ne rruge mendime me nje grup te rinjsh, i kthyer per tu sqaruar me ta, pa ju shmangur dhe pa ju ikur me vrap, lidhur me funksionimin e armeve kimike, sarines dhe gjendjeve te saj.
Une nuk jam specialist i ketyre armeve, kam pyetur e kam degjuar per to. Nese dikujt, ne profesional, artikulimi im per sarinen ne gjendje te lengshme, gjithnje ne gjendje te lengeshme, per me teper ne rruge e ne kushte te papershtatshme spjegimi, i duket jo korrekt, kerkoj ndjese.
Po vetem ketyre ama. Askujt tjeter prejketyre heronjve, apo prej atyre analisteve te gjithanshem, qe po ti pyesesh konkretisht te thone: cme duhet mua kjo! une jam kunder ardhjes se armeve ketu dhe pro shqiperise etnike!!
Folklori eshte ne mode shume ne kete vend, por jo tallavaja heroike! Nje gjë dua tu them te gjithe atyre qe jane vertete te shqetesuar, madje edhe atyre qe me permendin femijet ne funksion qe banalitetit “ti ke ku i con femijet e tu” duke aluduar papergjegjshmeri per femijet e tjere: as une, asnje nga koleget e mi, asnje ne kete maxhorance, as kryeministri e as qeveria, ne asnje moment, nuk kemi cuar ne mendje ndonjehere ti bejme keq njeriu ne kete vend, femijeve te tij.
Çdo gje tjeter buron nga injoranca shembullore qe ngre krye sa here qe deliri fryehet nga çdo lloj kimikati jo fort te demshem, por qe i ben te dukshem per pak kohe.
Faleminderit shume te gjitheve.