Armet kimike Oficeret ne pension thirren ne Mjekes pregatitet hapesira

Armet kimike: Oficeret ne pension thirren ne Mjekes, pregatitet hapesira

Shqipëria duket se do të jetë një ndër katër vendet në të cilat pritet të sillen armët kimike siriane për t’u asgjësuar. Burimet diplomatike bëjnë me dije se tashmë është vendosur që një pjesë e arsenalit kimik prej 1 mijë tonësh do të vijë në Shqipëri, vendim që pritet të merret deri në fundjavë, duke bërë që dhe Shqipëria t’i bashkohet Francës, Belgjikës dhe ndoshta dhe Norvegjisë.

 

Mësohet se pas pastrimit që është bërë në zonën e Mjekësit, ku mendohet të realizohet dhe asgjësimi i armëve kimike siriane, me një rreze veprimi prej 5 hektarësh, janë marrë dhe masa të tjera të cilat bëjnë të qartë se tashmë Shqipëria është përzgjedhur për të qenë pjesë e “hartës” së demontimit të armëve kimike të Sirisë në kuadër të kontributit si vend anëtar me të drejta të plota në NATO, transmeton Shqiptarja. Nga ana tjetër, burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht thonë se vetëm për lirimin e zonës së Mjekësit afër Elbasanit për ta përdorur si poligon për asgjësimin e armëve kimike janë akorduar nga aleati ynë strategjik 35 milionë dollarë.

 

Pasi është vendosur që për mungesë kapacitetesh ekspertësh kimikë dhe të asgjësimit të armëve kimike por dhe burime njerëzore për ruajtjen e tërë kësaj hapësire prej 5 hektarësh në Mjekës ku do të bëhet asgjësimi i këtyre armëve siriane të zhdukjes në masë, do të marrin pjesë ekspertë të SHBA dhe aleatëve, me mjete asgjësuese të një teknike të lartë që do të vijnë sëbashku me ekspertët të cilët do t’i përdorin në Mjekës, si dhe marinsat amerikanë dhe komando të NATO-s për të ruajtur tërë zonën ku do të bëhet asgjësimi në një rreze shumë të madhe veprimi.

 

Nga ana tjetër mësohet se është marrë lista e të gjithë oficerëve madhorë ose jo kimistë në pension, në rezervë, në punë ose dhe në emigracion, të cilët do jenë në funksion të atij që quhet kontribut i Shqipërisë në demontimin e këtij arsenali kimik sirian, në kuadër të NATO-s, duke kontribuar jo thjeshtë me lëshimin e kësaj hapësire tokësore në Mjekës por dhe me ekspertë, ata që janë, ndoshta si ndihmës apo në një mënyrë tjetër kontributi. .

 

Burime dilomatike që u referohen shërbimeve sekrete perëndimore bëjnë me dije se një pjesë e armëve kimike siriane janë lënë nga rusët në shërbim të Sirisë, gjatë dhe pas manovrave të vjeshtës që ato zhvilluan në Mesdhe. Kështu që s’përjashtohet mundësia e asgjësimit të armëve kimike ruse që janë depozituar në Siri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama