Armet kimike eurodeputet Shpjegim vetem korrupsioni. Konsultim dhe me fqinjet (VIDEO)

Armet kimike, eurodeputet: Shpjegim vetem korrupsioni. Konsultim dhe me fqinjet (VIDEO)

Eurodeputët janë kundër shkatërrimit në Shqipëri të armëve kimike. Sipas tyre asgjësimi i tyre në këtë vend të vogël të rajonit, jasht kushteve të sigurta teknologjike ka vetëm një shpjegim: korrupsionin e madh. Perveç referendumit ata kërkojnë edhe konsultim me vendet fqinje. Për një operacion të tillë, nevojitet një kapacitet i veçantë ku siguria është elementi kryesore, përndryshe sipas tyre mbyllim një problem, por hapim një tjetër. Ata besojnë se në Shqipëri, por edhe në rajon nuk ka hapësirë të mjaftueshme për një operacion të tillë.

Cancian: Rama të ketë kujdës, BE të ndërhyjë

 

Pyetja që çdokush ngre në Shqipëri momentalisht është: A ka Shqipoëria kapacitetin e  duhur për t’i bërë ballë një aksioni të tillë?

 Së pari, më duhet të kthehem mbrapsht në kohë për të thënë, që marrëveshja e arritur për paqen në një zonë kaq të trazuar si Siria është një hap  mirë. Në sajë të tij, u evitua ndërhyrja ushtarake në Siri dhe u privilegjua marrëveshja. Ky është një vendim i rëndësishëm. Në bazë të kësaj marrëveshje, Asad ka rënë dakort për transportimin e armëve kimike dhe shkatërrimin e tyre. Kjo është një tjetër arritje që konkretizon këtë marrëveshje. Pika e tretë që ka të bëjë me pyetjen që ngrihet nga shqipëtarët, është a ka Shqipëria kapacitetin teknologjik për ti shkattërruar këto armë ?  Për një operacion të tillë, nevojitet një kapacitet i veçantë ku siguria është elementi primordial. Kjo është çështja që duhet parë, se përndryshe ne mbyllim një problem, por hapim një tjetër. Faktori kohë nuk na jep mundësinë për të parë parë qartë, nëse një operacion i tillë mund të bëhet me siguri të plotë. Unë besoj, që në Shqipëri por edhe në rajon nuk ka hapësirë të mjaftueshme për një operacion të tillë. Kam dyshime shumë të mëdha nëse Shqipëria mund t’i përgjigjet një operacioni që kërkon një nivel të tillë special teknologjik për shkatërrimin dhe trajtimin e mbetjeve të armëve kimike.

 

A ishte surprizë për ju ky lajm? Ju ishit pjesë e delegacionit europarlamentar që vizitoi Shqipërinë para disa ditësh. A është folur për këtë çështje gjatë takimeve në Shqipëri?

 

Unë jam informuar për këtë në këto dy tre ditë në shtypin Italian. Gjatë vizitës në Shqipëri, ne jemi takuar me të gjithë faktorët kryesorë politkë, përfshi presidentin e Republikës, kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm dhe eurodeputetë. Në asnjë rast ne nuk jemi informuar për këtë ide, apo mundësi

 

Përveçse një europian i bindur, ju jeni Italian. Vini nga një vend fqinj i Shqipërisë. Është folur, shkruar dhe debatuar shumë këto ditë për rrjedhojat që mund të ketë një operacion i tilë edhe për vendet fqinje. si Maqedonia, Greqia, por edhe Italia. Gazetat italiane shkruanin një operacion i tillë do ndodhë vetëm 70 km nga Puglia.

Kur thashë pak më parë, që Shqipëria nuk është në gjendje ta kryejë një punë të tillë, e kisha fjalën edhe për rajoinin e Ballkanit dhe vendet fqinje. Për mua nuk është një territory i përshtatshëm për të kryer një operacion të tillë dhe vendi nuk ka kapacitetin për të stokuar dhe shkatërruar këto lloj lëndësh kimike. Unë nuke  di se ç’farë teknologjie përdoret për stokimin dhe shkatërrimin e këtyre armëve kimike, kështu që Edi Rama duhet të tregohet shumë I kujdesshëm kur merr vendim për Shqipërinë përmes hallkave institucionale. Ai duhet ta diskutojë këtë dhe të marrë mendimin dhe të  vendeve fqinje dhe sigurisht Italisë. Italia nuk është e përjashtuar nga ky rrezik. Ne na ndan vetëm një shesh ujor. Jemi shumë afër.

 

Sipas jush,a  është e drejtë në këtë rast të kërkohet mendimi i qytetarëve përmes referendumit?

Koha është e ngushtë, sepse paqja në Siri është e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë të mundur që koha të na mundësojë edhe garancinë e sigurisë, por dhe vendimet popullore që prekin Shqipërinë, rajonin por edhe vendet fqnije që do të ndanin në kërë rast rrjedhojat. Kështu që unë i sugjeroj qeverisë shqiptarë që të bëjë një referendum, por kjo s’mjafton. Shqipëria s’është në mes të shretëtirës, apo oqeanit. Duhet konsultim me vendet fqinje. 

 

A duhet të reagojë BE-ja apo duhet të zgjidhet Brenda NATO-s?

Absolutisht. Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë patjetër përmes poklitikës së saj të jashtme. Përndryshe është e kotë që ne vijmë në Shqipëri për të folur për integrimin, apo vendime të tjera dhe kur duhet të merren vendime të tilla të rënda si ai mbi armët kimike, BE-ja të rri në dritare. Nuk ka asnjë kuptim, asnjë kuptim.

 

Vuljaniç: Armët kimike në Shqipëri, asnjë shpjegim tjetër perveçse korrupsion i madh  

 

Ka një debat të madh në Shqipëri për mundësinë e shkatërrimit të armve kimike të regjimit sirian në Shqipëri. Cdo shqiptar bën pyetjen aktualisht, a ka Shqipëria kapacitetin për ti bërë ballë një operacioni të tillë. Sipas jush e ka?

Unë kam dëgjuar vetëm rreth bisedave jozyrtare lidhur me këtë. Asgjë zyrtare.Dhe sigurisht kam lexuar dhe shtypin. Tingëllon goxha qesharake që armë kimike që më vonë kthehen në mbetje duhet të shkatërrohen në Shqipëri. Nuk dijmë që Shqipëria të ketë ndonjë nivel të lartë teknologjik të shkatërrimit të armëve kimike apo kapacitet të zhvilluar për trajtimin e mbetjeve kimike. Është një biznes I madh.

 

Shumë para janë në lojë. Nuk e di saktësisht se sa, por duhet të jetë një shumë e madhe parash. Kam frikë, se disa persona janë bërë pak të pangopur dhe shfrytëzojnë rrëmbimthi shansin që i del për të fituar shumë para. Kjo mund të jetë e dëmshme për Shqipërinë dhe fqinjët. Meqë ra fjala, unë jam ekologjist dhe jam anëtar i shumë organizatave ekologjike në Kroaci. Do të ulërija me forcë, nëse kjo do të ndodhte në Kroaci  e do bëjë gjithçka që kjo mos të ndodhte. Ka shumë vende të tjera ku kjo mund të bëhet. Kjo mund të bëhet për shembull në vendet që ishin kundër përdorimit të armëve kimike në Siri dhe vendet të cilat ushtruan presion për këtë siç është për shembull rasti i SHBA-ve. Pse Shqipëria? S’e kuptoj.

 

Vë re, se pavarësisht nga grupimi politik në Parlamentin Europian, eurodeputetët po thonë të njëjtën gjë. Shqipëria s’ka kapacitetin teknologjik për shkatërrimin e armëve kimike dhe trajtimin e mbetjeve...

Ekzaktësisht. Sido që ta rretullosh çështjen, Shqipëria është në bisht të kavallit kur vjen fjala për zhvillimin teknologjik. Dhe këtij vendi I kërkohet që të kryejë një detyrë shumë të vështirë, siç është shkatërrimi i armëve kimike. Si ka mundësi ? S’shoh asnjë shpjegim tjetër përveçse një  korrupsioni shumë të madh.

Ju sapo na informuat që jeni ekologjik dhe anëtar i shumë organizatave ekologjike. Pyetja që shtrohet, cilat janë rrjedhojat e një opercioni të tillë për qytatërt e Shqipërisë dhe ata të rajonit?

Ne sapo thamë, që Shqipëria është shumë mbrapa në nivelin teknologjik. Por ky dezavantazh mund të transformohet në avantazh. Ju s’keni industri, por keni një natyrë të bukur. Mos e shkatërroni në mënyrë kaq të trashë, duke marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike apo plerave të të tjerëve. Mos e lini vendin tuaj të bëhet koshi I plerave të Europës. Ju e keni mundësinë.

Një tjetër eurodeputet nga grupimi i djathtë i Parlamentit Europian deklaroi, se Bashkimi Europian duhet të reagojë mbi këtë dhe jo të rri në dritare, pasi Shqipëria është në Europë dhe ajo do jetë në të ardhmen pjesë e Bashkimit Europian...

Po, një ditë do të bëhet anëtare dhe aktualisht është drejt rrugës për tu bërë kandidate.  Shetet anëtare të BE-së nuk mund të rrijnë duarkryq dhe të thonë ne s’na intereson se ç’bëhet. Shqipëria është në Europë. Ne jemi fqinj. Unë s’do të desha që asnjë vend europian që është nën presionin e krizës ekonomike siç është dhe Shqipëria të bëhet kopshti I plerave I rajonit. S’është e drejtë, s’është e ndershme. Është vërtet një skandal. Një skandal. Ka diskutime në gjirin e komisionit të punëve të jashtme për kandidaturën e Shqipërisë, madje edhe në seancën plenare në Strasbourg. Dhe kam përshtypjen, që kjo çështje do ngrihet.

Do të desha që t’ju pyesja, gjithashtu nëse në këto raste minimum që një qeveri i detyrohet qytetarëve të saj është referendum?

Kjo është një çështje shumë serioze. Kjo është një superçështje. Unë nuk e di se kush do ta bëjë shkatërrimin e armëve. A është kompani private apo publike që do të merret me trajtimin e mbetjeve? Nëse është private, unë s’do ta lejoja kurrë që një kompani private të bëjë një operacion të tillë në vendin tim. Do bëja gjithë zhurmën e duhur për të bërë një referendum.

Fakti, që Turqia, Norvegjia dhe Jordania s’e kanë pranuar këtë kërkesë të SHBA-ve dhe Shqipëria duket se po, a tregon që vendi s’ka kurajo të thotë jo?

Nuk dua të ndërhyj në politikën e jashtme të Parlamentit Europian. Por një ditë Shqipëria duhet të vendosë. Ku bëni pjesë ju? Doni të jeni pjesë e Bashkimit Europian, apo çfarë? Një ditë duhet të vendosni. Ndoshta ky është rasti për të thënë: Jo faleminderit. Ne s’do ta lejojmë në vendin tonë. Është një hap kurajoz për tu ndërrmarrë, të cilin Shqipëria duhet ta hedhë shpejt apo vonë. Por është një rast shumë I mirë për të thënë. Ne duam të mbrojmë qytetarët tanë. Ne s’na interesojnë këto para. Kjo s’do të ndodhë në Shqipëri. Unë do të bëja këtë nëse ishte fjala opër vendin tim Kroacinë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama