Armet kimike ne Shqiperi? Vendos parlamenti!

Armet kimike ne Shqiperi? Vendos parlamenti!

Nëse do të shkatërrohen apo jo në Shqipëri, armët kimike të Sirisë këtë do ta vendosur parlamenti. Kjo është deklarata e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ministri ka theksuar se deri tani nuk është marrë asnjë vendim por ka pasur vetëm një telefonatë mes Sekretarit të Shtetit amerikan, John Kerry dhe Kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.

“Ka pasur vetëm një telefonatë mes Ramës dhe Kerry-t. Si prind dhe qytetar jam i ndjeshëm ndaj këtij problemi. Vendimi do të diskutohet dhe merret në parlament”, është shprehur Koka. Ndërkohë po lidhur me këtë çështje deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar marrjen në pyetje të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama