Pas apelit ndaj krerëve të shtetit në Tiranë kundër importit të armëve kimike të regjimit sirian, reagimi qytetar shkon edhe më tej, në vendin që na ka kërkuar asgjesimin e tonelatave të tëra me armë kimike. Një vajzë shqiptare ka zgjedhur ti drejtohet me një letër ta hapur presidentit të SHBA, Barak Obama. Armela Bega i drejtohet Presidentit amerikan duke i kujtuar fillimisht problemet e medha me te cilat perballet Shqiperia.
“Vendi ynë i vogël me një sipërfaqe prej 28.000 km2 ka këto probleme: Është i mbipopulluar, me infrastrukturë të dobët, me probleme të panumërta në çdo sektor të ekonomisë, shëndetësi, arsim, mjedis, bujqësi, turizëm, duke luftuar për mbi dy dekada korrupsionin dhe krimin e organizuar të pllakosur në çdo qelizë të shoqërisë sonë.” Vlerëson marrdhëniet e mira të të dy vendeve e gjithë kontributin e SHBA në ndihmë të Shqipërisë e shqiptarëve dhe më pas ajo shtron pyetjen nëse ky vend mund të përballojë një kërkese të tillë?
Ky vendi varfër, thote Armela në letrën e saj, ku 26 persona mbeten viktima në Gërdec duke demontuar armë a mund të ndërmarrë një hap të tillë? A është e gatshme Bota të shohë një tjetër episod sirian, të vrasjes masive nga armët kimike, kësaj here në Shqipëri. Një vendim i tillë thotë ajo, është dënim me vdekje për brezat që vijnë. E reja shqiptare, thekson se qeveria shqiptare po e shet këtë çeshtje si kërkese te NATO-S, ndërsa nuk ka asnjë dëshmi të tillë, që vetë NATO të jetë përfshirë në këtë proçes. Ajo i drejtohet Presidentit amerikan te nderhyje per ta ndaluar nje vendim te tille, qe e konsideron krim te tmerrshem. Ndersa per politikanet ajo ka mesazhin e Faik Konices ‘Nëse në Shqipëri do të vdesin, do të vdesin për shkak të politikanëve të saj’ .