Armet kimike/ Rama Detyrim dhe krenari ti themi po SHBA-se

Armet kimike/ Rama: Detyrim dhe krenari ti themi 'po' SHBA-se

Shqipëria i thotë “po” zyrtarisht shkatërrimit të armëve kimike siriane në territorin e saj. Siç pritej qeveria shqiptare nuk ka kundërshtuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu bërë pjesë e këtij procesi dhe pse ka një reagim popullor kundër kësaj kërkese. Ka qënë kryeministri Edi Rama që e ka deklaruar sot vendimin për ti pranuar armët kimike në Shqipëri, madje e ka cilësuar një vendim që e bën krenar vendin tonë karshi aleancës me SHBA-të. “Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit me SHBA dhe mishërimi i këtij partneriteti është që nga llogoret e luftes në Irak dhe Afganistan deri tek përpjekja për të çarmatosur armët kimike të regjimit të Assadit. Dhe ky është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për Shqipërinë”. Kështu u shpreh sot kryeministri në ceremoninë e prezantimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Baze. “Ne s’duhet ta harrojme, tha Rama që SHBA është miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve”.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Komandën e Dokstrinës dhe Stërvitjes tek Shkolla e Bashkuar. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Rama theksoi nevojën e një reforme gjithëpërfshirëse të Forcave të Armatosura.Ai vlerësoi SHBA-në si partnerin strategjik të Shqipërisë.

“Një bashkëpunëtor në transformimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura. Qeveria i jep përparësi reformës së gjithanshme të FA-së. Reformim të sistemit të edukimit, arsimimit dhe trainimit të FA-së. Rritjen e kapaciteteve për emergjencat civile. Qeveria është e qartë për problemet e trashëguara dhe e ndërgjegjshme për vështirësitë që po kalon vendi. Qeveria do bëj përpjekjet që FA ta kaloj me sukses këtë fazë reformimi. Qëllimi i këtij procesi, i kësaj reforme është ngritja e FA-së në nivelin e pritshmërisë së shqiptarëve dhe NATOS. Shfaqja e korrupsionit në nivelin e lartë të drejtimit do ti takojnë të shkuarës. Do përpiqemi të kalojmë në nivel të ri dobinë e FA-së”.- deklaroi Rama.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar në protokoll Kryeministri Rama në fjalën e tij hyrëse përshëndeti fillimisht ushtarët e FA-së dhe më pas Gjeneralët dhe ministren. Sipas tij ky ndryshim në protokoll nuk u bë për të shkelur rregullat por për të vlerësuar punën e ushtarëve.

“Mbase ndokush do të jetë habitur në radhë të kundërt përshëndetjen protokollare e cila duhet të fillonte me ministren dhe si rregull nuk duhet të përmendeshin ushtarët. Në këtë mjedis kusht i parë është disiplina nuk kisha aspak dëshirë të thyej rregullin aq më pak atë protokollar por në vizitën e parë si kryeministër dua të nderoj punën e ushtarëve tanë dhe punën e lartë të zinxhirit të Forcave të Armatosura. Fa janë ura e pa zëvendësueshme që lidh Shqipërinë me NATON. E ndjej për detyrë që nga ky shesh të nënvizojë se liria që ka Shqipëria si vend i NATO-s nuk janë të dhëna për gjithmonë por qëndrojnë fal shërbimit dinjotoz të Forcave të Armatosura. Populli shqiptar u ka borxh mirënjohjes qëvëeia ju ka borxh vëmendjen. Ushtria të vendosë kodin e nderit në flamur.” –deklaroi Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama