Në këtë përfundim ka mbërritur një sondazh, publikuar në Romë me rastin e Kongresit të Kardiologjisë. Stresi, sipas specialistëve është një armik i shëndetit të zemrës, për kardologët që janë intervistuar, për një gjë të tillë nuk ka asnjë dyshim; mëshkujt stresohen në mënyrë të veçantë nga puna( 43.6% e rasteve) dhe kur janë në trafik (22.3% e rasteve). Ndërkohë që për femrat tensioni i dëmshëm është më shumë i lidhur me familjen (40%) dhe me raportete sentimentale(23.7%).
Sipas sondazhit, bie në sy që 35% e kardiologëve shprehet se sot vdekjet të shkaktuara nga infarkti janë më të pakta, ndërkohë që janë shtuar ato që quhen vdekjet e infaktit të dytë. Kjo sepse neglizhohen rreziqet që mund të shoqërojnë pacientët, ose nga mosndjekja në kohë e probleme shëndetësore. Sipas specialistëve për këtë gjë duhet të jetë gjithnjë një kardiolog në ndihmën e parë.
Gazeta: Shekulli