Ne kurth kane rene "Daily Manab Zamin", ne Bangladesh, e cila ka shkuar me tej sa kishte publikuar "The Onion", duke sqaruar nder te tjera: "Neil Armstrong njoftoi ne nje konference per shtyp se eshte i bindur se hapi i tij i pare ne Hene ishte pjese e nje inskenimi te organizuar nga qeveria e Shteteve te Bashkuara" Me tej gjendet edhe citimi i astronautit: "Mendoj se ka qene nje hap i vogel per njeriun, por nje genjeshter e madhe per njerezimin".
Sa keq ama, si per "Daily Manab" ashtu edhe per te perditshmen tjeter "New Nation" qe nuk e dinin se lajmi ishte publikuar nga revista historike e satires amerikane dhe prej kohesh edhe faqe ne internet plot me lajme te sajuara.