Kush është Arnida për të gjitha ata që nuk e njohin, na tregoni pak për veten?
Si gjithë të tjerët, përpiqem çdo ditë të përmirësojë veten, duke jetuar me kuptimin që i kam dhënë jetës. Mendoj pjesë të jetës si sfidë, ku ai që fiton duhet patjetër të ketë karakter të fortë. Ekuilibri që përpiqem të kem është ky: një karakter i fortë me ndjeshmëri humane. Duhet pak fantazi dhe imagjinatë krijuese për ta bërë jetën më të bukur dhe njëkohësisht të vlerësosh shumë jetën duke jetuar çdo ditë të saj me këtë ndërgjegje. Janë disa nga gjerat që gjej kënaqësinë ti bej: të shkruaj, të pikturoj, atë që në profesionin tim quhet zgjidhja e çështjeve, dhe sigurisht duke qenë në pozicionin dhe me të metat e duhura për të mbrojtur drejtësinë.
Cila është lidhja juaj me modën dhe me fotografinë?
Lidhja me modën dhe fotografinë nuk ka shumë kohë të jetë e drejtpërdrejtë, pasi impenjimet e mia kanë qenë në një fushë tjetër, që mbase të dyja nuk gjejnë shumë të përbashkëta. Por, kur e mendoj, mbase e përbashkëta jam thjesht unë.
Çfarë bëni për të mbajtur trupin në formë, çfarë hani, shkoni në palestër?
Njeriu është çfarë merr si ushqim; çfarë lëviz; çfarë mendon. Përpiqem të ruaj këtë balance, zgjedh çfarë është ushqimi im, në përgjithësi aktiviteti fizik i është imponuar natyrës time që i pëlqen sporti. Po kështu, gjej kënaqësi në frekuentimin e muajve të fundit vrapin në natyrë, pak palestër…
Do të bënit foto nudo në këmbim të një shume të madhe parash?
Nuk do ta bëja këtë. Në këmbim të shumës së madhe, jo. Nuk përcakton zgjedhjen e parë, me gjithë respektin që kam për paratë.
Ju keni zgjedhur të studioni Drejtësi, pse?
Studimet universitare i kam mbaruar, kam ne synim të vazhdoj më tej. Arsyeja për drejtësi ishte sepse pasioni im ishte për të. Sensi për drejtësi i përket të gjithëve, unë pata dëshirën dhe pasionin për të qënë me afër saj.