Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston.
Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme. Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri. Përmes llogarive oportune, studiuesit kanë vlerësuar se rreziku i vdekjeve rritet mesatarisht me 12 për qind për çdo racion ditor që përfshin mish të kuq, 13 për qind për racione me mish jo shumë të përpunuar dhe 20 për qind nëse është shumë i përpunuar në nivel industrial (mish në kuti, hamburguer, etj).