Arratiset shqiptari nga gjykata greke u hodh nga kati i katert

Arratiset shqiptari nga gjykata greke, u hodh nga kati i katert

Një shqiptar është arratisur ditën e sotme nga gjykata e Pireut, duke u hedhur nga kati i katërt i institucionit, në tarracën e një tjetër ndërtese. Policia greke është vënë në kërkim për gjetjen e shqiptarit, ku janë përfshirë shumë efektivë policie si dhe 2 helikopterë. 

 

I arratisuri kishte vuajtur më parë dënimin me burg për trafik droge e vjedhje, dhe për sjellje të mirë ishte liruar me kusht, por pasi shkeli lirimin me kusht, ishte arrestuar sërish. Sipas informacioneve paraprake nga dëshmitarët, shqiptari u shpëtoi rojeve të sigurisë, doli qetësisht nga dera e gjykatës dhe u largua pa rënë në sy.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama