Dy ditë më parë, policia arrestoi Emiljano Shullazi, person i dënuar më parë për trafik droge, akuzuar për gjobëvënie ndaj bizneseve, shkatërrim prone dhe krijim të një grupi kriminal.
Më poshtë është rrjedha e ngjarjes:
16 prill
17 prill
Pas arrestimit, u bë e ditur se prokuroria kishte disa muaj që hetonte Emiljano Shullazin, pa dijeninë e policisë. Mbi bazën e këtyre hetimeve, Prokuroria e akuzon atë se ka marrë, me anë të kërcënimeve, pronësinë e ish-hotel Vollgës në qendër të Durrësit, si dhe ka shkatërruar me eksploziv pronën e një qytetari tjetër, i cili nuk ka pranuar t'i kalojë Shullazit pronësinë e një parkingu 1200 metrash katrorë.
Po sot, disa media bënë të ditur se Shërbimi Informativ i Shtetit ka informacione që Shullazi ka gjobitur me anë të kërcënimit edhe katër biznesmenë të tjerë, të cilët nuk kanë bërë denoncim në polici, por kanë paguar gjobën.
Edhe sot, ish-kryeministri Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka lidhje me Emiljano Shullazin dhe se po e mbron atë nga drejtësia. Ndërkohë, ministri Tahiri deklaroi se për këtë çëshje do të zbatohet ligji dhe do të vendosë drejtësia.