Edhe mediat e huaja kanë raportuar për arrestimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha në një aksion policor për shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm droge. Shumë prej tyre kanë botuar raportimin e mëposhtëm të agjecisë Reuters. Policia shqiptare arrestoi tetë persona, përfshi dy kolumbianë dhe nipin e diktatorit stalinist, Enver Hoxha, të mërkurën, në një operacion që kapi rreth 100 kilogramë kokainë, thanë zyrtarët. Kjo ishte ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur në Shqipëri, çka sugjeron se Europa Perëndimore ishte destinacioni i mundshëm për këtë sasi. Kjo është hera e tretë në vitet e fundit, që tregon se Shqipëria është një vend depozitimi droge për grupet narkotike të Amerikës Latine.
Grupi u arrestua kur kishte rënë nata në punishten e tyre, e vendosur mes stallave dhe hahmbareve në Elbasan, një qytet pranë kryeqytetit, Tiranë, sipas raportimeve të policisë dhe medias. Saimir Batku, që dyshohet si organizatori i bandës, u kap ndërsa po arratisej me një makinë me 18 kg kokainë, 300 mijë euro dhe një pistoletë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Florion Serjani. Policia tha se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte mes të arrestuarve. Vitin e shkuar, policia theu kontrollin e mafias së kanabisit mbi dy enklava ku nuk mund të hyhej dhe ku droga kultivohej hapur, duke ndhmuar Shqipërinë anëtare të NATO-s që të fitonte statusin e kandidtit për anëtarësim në Bashkimin Europian.