Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA, 31-vjeçarit Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve. Tahiri shprehet se kolegët vunë drejtësi për Ibrahimin, por edhe për banorët e Lazaratit, për ‘qytetaret e ndershem qe duan nje Shqiperi te drejte e perfundimisht te lire nga kercenimi i frikes’.
“Koleget e tu kryen pune Ibrahim. Ata qe ngriten dore mbi ty, u arrestuan per tu vene para drejtesise.
Me ne fund drejtesi, per ty Ibrahimin, per vete banoret e Lazaratit, per qytetaret e ndershem qe duan nje Shqiperi te drejte e perfundimisht te lire nga kercenimi i frikes.
Faleminderit te gjitheve, burra e gra ne Policine e Shtetit, e mbi te gjitha qytetare pafund qe mbeshtetet fort Policine gjate ketyre oreve te veshtira per te gjithe”, shkruan Tahiri në FB.