Në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë në Serrës janë çuar nën masa të rrepta sigurie 6 nga tetë gardianet e burgut që akuzohen për torturat ndaj të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli që kanë shkaktuar edhe vdekjen e tij.
Pas vendimit unanim te hetueses dhe prokurores ata jane burgosur ,ndersa dy prej tyre jane lene te lire me kusht deri ne zhvillimin e gjyqit. Ne keto kushte perfshihet ndalimi i daljes nga Greqia,paraqitja e detyruar ne rajonin e policise dhe per njerin prej tyre eshte dhene edhe garanci nje shume prej 5000 eurosh.
Ne oret e ardheshme vendoset se në ç’burg te vendit do te çohen gjashte te arrestuarit, nje vendim aspak i lehte, pasi vleresohet se kudo qe ata do te çohen do te kete reagime nga te burgosurit, sidomos ata me origjine shqiptare.
Sipas avokateve mbrojtes te tyre gjashte te arrestuarit pritet te apelojne ne ditet ne vijim kundër urdhrave të përkohshme të paraburgimit, duke argumentuar, ndër të tjera, se në rastin e tyre jane anashkaluar rregullat e procedurës penale.
Mesohet gjithashtu se te gjithe kane kundershtuar akuzen se kane marre pjese ne tortura dhe se nuk donin qe te vrisnin vrasesin e rojes se burgut te Malandrinos.
Megjithese gjykatat jane ne greve jane thirrur per te deshmuar ne hetuesi edhe shtate gardianet e tjere te burgut te cilet sipas procedures do te njihen me aktakuzen dhe me pas do kerkojne dhe do marrin dy ose tre dite afat per te pergatitur deponimet e tyre.
Vlen te permendim se ende ne listen e personave te thirrur per te deshmuar ne hetuesi nuk perfshihet drejtori i burgut qe perballon akuzen e mbulimit te krimit ne institucionin qe ai drejton.