Një 63 vjeçar është arrestuar nga Policia e Delvinës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 62- vjeçare për një kohë të gjatë. Policia lokale tha se është arrestuar Agron Alushi, 63 vjeç, i akuzuar për “ngacmim seksual”. Dyshohet se 63 vjecari ka ngacmuar seksualisht shtetasen D.R, 62 vjeç banuese në Delvinë. Arrestimi i të moshuarit erdhi pas denoncimit në polici të 62- vjeçares.