Arrestohet Armero po i priste floket partneres me brisk

Arrestohet Armero, po i priste flokët partneres me brisk

Pablo Armero, mbrojtësi i Kolumbisë, ka përfunduar pas hekurave. Futbollisti është arrestuar nga policia në hotelin ku po qëndronte në Majami, pasi po dhunonte partneren, pak orë pas fitores së kombëtares së tij ndaj Haitit.

ARMERO-ARRESTO

Sipas informacioneve paraprake të policisë, nga hoteli kishin ardhur sinjalizime për zhurmat e çuditshme që vinin nga dhoma e Armeros. Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kur kanë shpërthyer derën, kanë gjetur partneren e Armeros duke qarë dhe me flokët e prera. Armero, i marrë në pyetje nga policia, kishte shpjeguar se kishte shkuar në lokal për të pirë me të dashurën e tij, dhe pasi ishte kthyer në dhomë, kishte pranuar kërkesën e saj që t'i priste flokët.

Pablo Armero

Krejtësisht ndryshe ishte versioni i partneres së mbrojtësit. Sipas saj, Armero kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale, por ajo kishte refuzuar se ishte e lodhur. Në këtë pikë, kishte filluar çmenduria, pasi Armero ishte inatosur dhe e kishte dhunuar. Ajo pretendon se fillimisht ai i ka hequr me forcë një zinxhir nga qafa, e më pas filloi t'i priste flokët me një brisk.

Tani mbetet në dorën e policisë të vërtetojë se cili është versioni zyrtar i kësaj ngjarjeje shumë të çuditshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama