Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila ka ekzekutuar urdhër-arrestin e Prokurorisë së Tiranës.
Arrestimi i tij është bërë më urdhër të Gjykatës, pasi prokurori Ramadan Troci ka dorëzuar sot kërkesën e arrestimit. Ky urdhër-arrest erdhi menjëherë pas dhënies së dy dëshmive të anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksit dhe Ela Golemit në lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit.
Aktualisht Fullani ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë, ku po i nënshtrohet procedurave ligjore të nevojshme. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e Bankës së Shqipërisë në sheshin “Avni Rustemi”.