EULEX ka arrestuar Ukë Rugovën, djalin e presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, pasi dyshohet për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës. Sipas mediave kosovare, Rugova, i cili është deputet në Kuvendin e Kosovë,s është prangosur mëngjesin e të mërkurës, pas një operacioni të kryer nga trupat e EULEX. Bashkë me të në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Edhe avokati i Rugovës e ka konfirmuar arrestimin dhe sipas tij, kërkesa e prokurorit është që klienti të ndalohet për 48 orë. Operacioni i kryer mëngjesin e të mërkurës është pjesë një hetim të përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.