Policia e Tiranës pas një hetimi një mujor në kuadër të operacionit policor “Skaner 2013”, në ambjentet e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve, Arben Mhill Doda, 48 vjeç banues në Tiranë.
Ai pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërsa shtetasit tjetër Ilir Luigj Broqaj, 41 vjeç, me detyrë shef i sektorit të kirurgjisë pranë QSUT-së, është arrestua nga autoritetet vendase pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish punonjës i sigurimit të QSUT-së, u merrte qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 deri në 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ç'ështja do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për hetim të mëtejshëm.