Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi u arrestua sot me urdhër arresti të prokurorisë për falsifikim dokumentash në formularin e vetëdeklarimit.
Zoti Roshi nuk kishte deklaruar dënimin e kryer në Itali për veprën penale të dhunimit në grup.
Por, pak pas arrestimit, Elvis Roshi ka reaguar në një postim në media sociale Facebook duke e quajtur kriminal arrestimin e tij.
"Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qënë i tillë." - u shpreh Roshi.
Zoti Roshi është i treti drejtues i lartë socialistë, pas Kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri që brenda një jave sulmon drejtësinë.