Arrestohet porositesi i vrasjes

Arrestohet porositesi i vrasjes

Bashkëpunimi me drejtesinë i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj çon në zbulimin e të dyshuarit si porositës dhe financues të vrasjes së mbetur në tentativë, të një biznesmeni hidrokarburesh në Durrës. Ai eshte nje tjeter biznesmen qe ushtronte tregtine në të njëjtën fushë dhe vrasja do te behej per arsye konkurrence ne tregun e gazit te lengshem. Personi i dyshuar quhet Ilir Karçini dhe eshte pronar i kompanise se gazit “Primagaz”. 

 

Pasi kishte siguruar informacionin nga deshmite e vrasesit me pagese Sinanaj, tashme bashkepunëetor i drejtesise, policia kishte marre nje mandat arresti të shtunën paradite nga Gjykata e Tiranes dhe ne mesdite beri arrestimin e biznesmenit Karçini ne kryeqytet.

 

Nderkohe qe eshte konfirmuar tashme, gjithnje sipas rrefimeve te Sinanajt, se per vrasjen e biznesmenit nga Durresi, Pirro Bare, atij i ishin ofruar 120 mije euro. Ne fakt kjo ka qene shuma qe i ka ofruar atij ndermjetesi Andon Mehilli, i cili konsiderohet edhe si pronari i ketij biznesi kriminal qe kryente vrasje kundrejt pagesave. Por nuk dihet shuma qe porositesi i krimit mund t'i kete paguar Mehillit. 

 

Sipas Sinanajt, biznesmeni nga Durresi do te vritej pikerisht ne daten 25 janar, pak para se ai te arrestohej, ndersa me vete kishte armet me te cilat do te kryente krimin. Me heret Sinanaj kishte bere studimin e te gjitha levizjeve te biznesmenit durrsak, duke fiksuar edhe fotografi te tij, per te mos gabuar shenjester. 

 

Fillimisht, ka qene ndermjetesi Andon Mehilli ai qe ia ka prezantuar ne distance Sinanajt biznesmenin qe duhej vrare, ne nje kafene prane Liqenit Artificial ne Tirane, dhe pas kesaj ai ka nisur pergatitjen e planit te ekzekutimit. Ky eshte rasti i pare qe arrestohet nje i dyshuar si financuesi i nje krimi me pagese, ne serine e krimeve te kesaj bande. 

 

Deri tani ne burg ishin vetem ekzekutoret, ndersa personat qe drejtonin kete sipermarrje kriminale, kushërinjte Mehilli nga Vlora jane zhdukur pas arrestimi te Sinanajt. Nderkohe nuk ka te dhena deri tani nese ka apo jo prova te tjera per implikimin e Karçinit, vec deshmise se Sinanajt, i cili ka vepruar nen urdherat dhe me ndermjetesine e Mehillit.   


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama