Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar me krenari në rrjetet sociale se si ka marrë një mesazh nga ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane, Arrigo Saki, ku ai shpreh vlerësimet për lojën e kuqezinjve në Europian. Saki ishte dakord me falënderimin që Rama u bëri futbollistëve pas humbjes me Francën.
Postimi i Kryeministrit
Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:
I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe një futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.
Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi