Arrihet prodhimi artificial i syrit

Arrihet prodhimi artificial i syrit
Shkencëtarët japonezë arritën të prodhojnë për herë të parë organin e syrit në laborator. Zbulimi u botua në revistën Nature. Organi në fjalë është ai i një miu i lindur nga qelizat staminale e i zhvilluar spontanisht në provëz pas përzierjes së disa substancave që favorizonin rritjen e tij. Syri artificial i lindur në një laborator hap një kapitull të ri për transplantin e retinës për t’i rikthyer shikimin mijëra personave që vuajne nga dëmtimi i saj. Megjithatë, duhen edhe disa vite të tjera punë e kërkime që të mund të përdoren qelizat staminale e të ndërmerren operacione kirurgjikale kaq të komplikuara sa ndërhyrja në retinë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama