Arsimi dhe Shkenca Shqiptare...

Arsimi dhe Shkenca Shqiptare...

Resursi më i madh për Shqipërinë është popullsia me moshë shumë të re, më e reja në Evropë.
Zhvillimi i këtij resursi përcakton edhe shkallën e shfrytëzimit të të gjithë resurseve të tjera të
vendit tonë. Së këtejmi, shkalla e formimit arsimor dhe kulturor të brezit të ri është
përcaktuese për ritmet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit si dhe për fatet e
demokracisë kaq të brishtë në Shqipëri. Institucionet e arsimit dhe të shkencës po e humbasin
rolin e tyre themelor për t’i paraprirë zhvillimit shoqëror-ekonomik të vendit, po mbeten
prapa këtij zhvillimi dhe nuk po gjenerojnë vlera të reja për shoqërinë. Shqiptarët po e
humbasin tërësisht besimin në shkollimin publik që u ofrohet fëmijëve të tyre. Largimi i
intelektualëve nga vendi është aq masiv sa mund t’i kushtojë vendit një investim rreth 20
vjeçar për të rifituar këto kapacitete humane të humbura. Gjendja aktuale e sistemit të arsimit
tregon se ai duhet t’i nënshtrohet një reformë radikale, të gjithëanshme dhe thellësisht
demokratike. Kjo reformë duhet të shpallet një prioritet kombëtar dhe kërkon një konsensus
midis forcave politike si dhe një bashkërendim efektiv të aktorëve nga politika, komuniteti
akademik dhe shoqëria civile. Një bashkërendim i tillë është i suksesshëm vetëm nëse
zhvillohet nën kujdestarinë d.m.th. “çadrën” e institucionit të Presidentit të Republikës.
Fillimvitet janë rastet më të volitshme për të shpallur inciativa të këtyre përmasave.


Pergatiti :  Profesor Myqerem Tafaj


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama