Artan Fuga ka provokuar sërish. Në një tjetër postim në rrjetin social Facebook ai kërkon që politika të mos përzihet me fenë, ashtu siç u shpreh edhe kundër iftarit të shtruar nga kryeministri Rama në kryeministri këtë javë. Profesori i gazetarisë uron që sot të mos shohë asnjë politikan teksa na uron Bajramin dhe kërkon që këto rituale t'u lihen vetëm njerëzve të fesë e besimtarëve. Përndryshe, thotë ai, "nga të vjellat s'do shijonim as kabuninë që më ka përgatitur gjyshja për drekë". Por urimet e politikanëve nuk do të mungojnë as këtë vit. Të paktën Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe disa ministra kanë njoftuar zyrtarisht se ai do të jenë në orën 10.30 në Komunitetin Mysliman për të uruar për Bajramin.
Postimi i plotë i Fugës:
"Ishallah na e kursen Zoti sot qe ndonje politikani, ne mes te vapes, te mos t'i shkrepet te na uroje Bajramin nga dera e xhamise sepse nga te vjellat nuk do te shijonim dot as kabunine qe me ka pergatitur gjyshja per dreke, gatuar me oris thai, ardhur nga Vietnami, me rrush te thate Berati, arra Tropoje, fiq te thate Stambolli, me ereza gjithfaresoji direkt nga India, sheqer arabije qe e kam sjelle vete nga Taxhikistani, e te zhytur ne gjalpe Kruje.
Mish qingji hallall, ardhur nga fshatrat e Fierit poshte Kodres te Apollonise, shoqeruar me kabuni sot, kenaqesi interaktive midis kripes dhe sheqerit.
E pastaj nje torte me pete, shoqeruar me vere te bardhe riesling, pasdite ke Bllaca ne Durres, torte qe nuk e gjen dot as ne San Remo, dhe kenaqesia cakerqejf rrafshohet krejt.
Lereni ate hoxhen simpatik me syze te na uroje sic ja ka dhene dhurate, privilegj e detyre Zoti, se i ka lezet.
Mos e bashkoni pushtetin me fene se eshte haram. Mos ta ndyejme fene me pushtet dhe mos radikalizojme pushtetin me fe, sepse pushteti eshte veper e njeriut, vlere kalimtare dhe e genjeshtert, kurse besimi eshte veper e kulluar e Tjeterkujt.
Le t'i bijeni daulleve te festes te gjithe jevgjit simpatike gjithashtu neper rrugica lagjesh a kafene, nga Beogradi deri ne Athine, ku besimtare a jobesimtare rekellejne ndonje kupe rakije duke fol shqip. .
Kaq mjafton merr jahu...