Arti Bizantin

Arti Bizantin

Arti bizantin i largohet botës natyrore duke u përpjekur të paraqesë atë që është e përjetshme, e shenjtë dhe e pandryshueshme. Shumica e veprave që mbijetuan u përkasin kishave. Ato mund të jenë ikona njerëzish të shenjtë si shenjtorët rusë Borisi dhe Glebi: dy burrave që qëndrojnë në këmbë me kryqet dhe shpatat e martirizimit duke mbrojtur Rusinë dhe të veshur me rroba që të kujtojnë oborret e botës Bizantine, sidomos këpucët e kuqe të cilat janë simboli bizantin i familjes mbretërore.

Ari dhe bojrat e arit janë përdorur shpesh në krijimin e këtij lloj arti sepse mendohej se drita simbolizonte praninë hyjnore. Më shpesh, figurat paraqesin Shën Mërinë, nënën e Krishtit dhe vetë Jezu Krishtin, si foshnje por edhe të rritur.


Arti Bizantin është ndikuar edhe nga kultura islamike.
Periudha e vonë bizantine fillon me vitin 1261 dhe mbaron në vitin 1557, 100 vjet pas rënies së Bizantit nën turqit osmanë.


Arti Evropiano perëndimor i Rilindjes ka qenë ndikuar nga estetika bizantine siç mund të shihet në veprat e El Grecos, artist spanjoll me prejardhje nga Kreta.

Rruzulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama