Arti utopik ne Bosnjen e pasluftes

Arti utopik ne Bosnjen e pasluftes
Lala Rascic ekspozon ne Tirane "Utopite individuale". Permes fotografive, vizatimeve, qeramikes, videos, artistja rrefen per ndihmen absurde te nderkombetareve ne Bosnje. Nje liber i vogel, disa relieve ne qeramike, portrete ne laps, dy video dhe nje ide origjinale qe i lidh te gjitha. Po t'i kundrosh me vemendje, shpejt nuhat idene ironike dhe satiren e artistes bosnjake Lala Rascic ne ekspoziten "Utopite Individuale", e hapur deri me 21 maj ne galerine "Zeta" ne Tirane. Rascic rrefen pervojen e saj gjate nje trajnimi ne nje qender te shendetit mendor ne Mostar, Bosnje-Hercegovine.

Nje pervoje qe rezultoi e deshtuar. Ketu ajo reflekton mbi situaten absurde dhe tragji-komike qe po kalon sot Bosnje-Hercegovina, ku ndihma e nderkombetareve nuk bie fare ne sy dhe atehere kur jepet eshte absurde. Kete thekson Lala Rascic edhe ne intervisten e meposhtme, ku ndalet gjate tek pozicioni, roli dhe menyra e jeteses se nje artisti ne nje vend qe prej vitit 1995 jeton ne mes tensioneve politike dhe veshtiresive ekonomike. Te ben pershtypje tek Rascic idete qe ka mbi rolin e artit. Artistja 33-vjeçare nuk e sheh artin si kenaqesi estetike, por si nje pushtet qe ka per detyre te reflektoje mbi fenomenet shoqerore dhe t'i dokumentoje ato. Kete kerkon te beje edhe ajo keto pak dite qe eshte ne Tirane, nepermjet trajnimit "Shkolla e imagjinates", me njerez 20-50 vjeç.

Keto dy pune ne Tirane jane pjese e nje projekti afatgjate, i quajtur "Utopite individuale ne kohe", i realizuar nga Sarajevo Center For Contemporary Art (SCCA) dhe Tirana Institute of Contemporary Art (TICA). Projekti eshte mbeshtetur nga Programi Kulturor Zviceran ne Ballkanin Perendimor. Lala Rascic eshte lindur ne 1977 ne Sarajeve. Studimet e larta i ka mbaruar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Zagreb per pikture dhe edukim arti. Jeton mes Sarajeves dhe Zagrebit. Ekspozon ne galeri te ndryshme te Evropes, France, Gjermani, Angli, Itali, Austri, punen e saj ne mediume te ndryshme: pikture, skulpture, video, instalacion.

Lala, perse ekspozita mban emrin "Utopite individuale"?

Ekspozita eshte ngritur mbi nje ngjarje te vertete qe ngjau ne vitin 2007 ne Mostar, Bosnje-Hercegovine. Merrja pjese ne nje trajnim i cili eshte pershkruar ne menyre satirike ne liber dhe ne video. Disa elemente jane pasqyruar edhe tek punet ne qeramike.

Nje nga objektivat kryesore te ketij trajnimi ishte te punonim ne qeramike me pacientet e semure mendore ne qendrat terapeutike ne Mostar. Askush nuk dinte ta bente kete. Te gjithe njerezit qe moren pjese, jane personazhe ne liber. "Utopite individuale" eshte nje term specifik, i perdorur gjate punes. Ne kishim nje udheheqes artistin italian Cesare Pietroiusti. Nuk mund te benim asgje ne kete trajtim. Askush nuk dinte te punonte me qeramiken, kishim vetem nje furre. Kjo pune zgjaste vetem pese dite.

Cesari tha qe gjithsecili nga ne ka utopite e tij individuale dhe te gjithe kishin vizionin e tyre sesi duhet te funksiononte trajnimi. Pacientet donin nje gje, italianet si organizatore diçka tjeter, dhe ne si artiste donim nje gje tjeter. Çdokush ishte ne kerkim te utopive individuale, ne nje situate qe nuk krijonte kushte per utopi. Mostari i ndare ne dy pjese per shkak te tensioneve te thella politike ne Bosnje-Hercegovinen e sotme. Nisma kishte per qellim ndihmen per njerezit qe vuajne strese-postraumatike dhe çrregullime mendore qe nga koha e luftes. T'u perçonim mendime me optimiste nepermjet artit.

Ç'rol kishit ne kete projekt?

Te punonim me keta paciente, t'i mesonim te vizatonin, te punonin me argjilen.

Projekti im rrefen pamundesine qe hasen gjate ketyre diteve per te bere qeramikat. Me vone une realizova skena ne qeramike, foto, vizatime me portretet e pjesemarresve ne ate trajnim. Ne liber pershkruhet e gjithe satira e kesaj pervoje. Jane 28 personazhe, disa jane doktore, disa artiste.

Kjo nuk eshte nje ekspozite qe ti mund ta shijosh ne pese minuta. Gjithkush qe vjen ketu, duhet te ulet, te lexoje tekstin qe kam shkruar, te shohe personazhet, te mendoje per to, dhe te beje nje lidhje me vizatimet dhe relievet. eshte historia satirike e nje grupi artistesh qe shkojne ne nje qender te shendetit mendor dhe duan te zhvillojne nje trajnim ne nje situate te pamundur. Arrihet deri aty sa nje nga punonjesit tek kerkon te veje ne pune furren e qeramikes, shkakton nje mase elektrike.

Furra nuk u vu ne pune asnjehere, ata qe e kishin sjelle e shihnin si prone te tyren. Ne njeren nga fotografite simbolike te ekspozites shihet se mbi furren e qeramikes jane vendosur vazo me lule dhe kjo tregon se nuk eshte perdorur asnjehere.

E gjithe ekspozita flet per ndihmen absurde te nderkombetareve, ndihmen qe duan te japin ne vendet pas luftes, qe eshte e pavend ne nje kohe kur ndodhin shume gjera te çmendura dhe absurde. Shohim portrete nga me te ndryshmet, secili me nje shprehi me vete.

Asnjeri nga portretet e vizatuara nuk ka emer. Portretet i korrespondojne 28 karaktereve qe jane ne tekstin qe kam shkruar. Disa prej tyre jane te semure mendore, te tjere doktore, disa jane organizatore, disa artiste. Qellimi im eshte te mos kuptohet kush eshte dhe kush nuk eshte i çmendur, kush eshte pacienti.

Me pak fjale, kete pozicion kane nderkombetaret ne kulturen bosnjake?

Duhet te bejne me shume. eshte e veshtire te gjesh para per artin ne Bosnje-Hercegovine. Jepen para sa per te ndjekur projekte te vogla, por nderkombetaret duhet te ofrojne nje mbeshtetje me te madhe per institucionet e medha te artit, muzete, galerite kombetare. Arti nuk eshte prioritet. Projekti i vitit 2007-ta ne Mostar nuk ishte per artin, arti ishte nje mjet ndihmes ne kete rast, ne çeshtjet dhe projektet e medha.

Ti vete ia del te jetosh me art?

Per momentin jam ne nje pozite te mire sepse udhetoj shume dhe ekspozoj ne vende te ndryshme. Kam arritur ne ate pike te karrieres sime, kur nuk vuaj, por para pak vitesh ishte shume e veshtire per mua te jetoja me artin tim. Kjo nuk ndodh as tani. Mendoj se pozita e artistit eshte si kudo gjetke. Ke nje pune te perditshme, ke nje studio, apo ndoshta jo.

Por nuk mund te jetoj vetem me artin. Per te qene e sinqerte, jetoj nepermjet zemergjeresise se familjes sime (Qesh). Gjithashtu angazhohem me veprimtari te tjera, si ilustrimi, dizajni. Keto jane punet tipike per nje artist. Por gjithmone vjen diçka rastesore: projekte, ben muziken e nje filmi. Gjendet nje menyre per te jetuar nepermjet artit, por shpesh eshte e veshtire.

Ju mendoni se detyra e artistit eshte dokumentimi i shqetesimeve te kohes qe jeton?

Une kaloj shume kohe ne Amerike. Ndonjehere çuditem sesi arti amerikan eshte me i shqetesuar per estetiken dhe per formen. Mua nuk me pelqen ai lloj arti. Une mendoj se arti ka "pergjegjesi" sociale. Mendoj se arti duhet te jete gjithmone i lidhur me shoqerine, te komentoje situatat sociale, fytyren e shoqerise se sotme, çeshtjet dhe probleme. Mendoj se ka nje fare pergjegjesie. Arti ka pushtet dhe detyrime. Nuk po them qe pelqej punet qe jane vetem politike, apo qe kritikojne ne menyre te drejtperdrejte shoqerine. Thjesht duhet te kete poetike ne çdo gje.

Gjate kohes se ekspozites ke zhvilluar edhe nje trajnim ketu ne galerine "Zeta". Me çfare qellimi?

Ideja e trajnimit "Shkolla e imagjinates" eshte qe te bejme bashke njerez te brezave te ndryshem dhe te shohim cilat jane utopite e tyre. Cila eshte per ta bota perfekte. Si e sheh boten nje 20-vjeçar dhe nje 50-vjeçar.

Une u dhashe disa shembuj te artit bashkekohor dhe ne fund do te shohim rezultatin e pergjigjeve te tyre nepermjet punes se tyre. Te gjitha do te vendosen ne nje maket. Kjo eshte nje pervoje e vogel per ta, nje ekspozite me idete e tyre per te ardhmen. Te vene idete e tyre ne pune ne lidhje me lumturine njerezore apo ekologjine.

Po utopia jote artistike cila eshte?

Nuk me pelqen te mendoj per gjerat qe nuk mund te bej, por per ato qe mund te bej.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama