Arvizu Kur te largohem nga Shqiperia do jap mesim ne universitet

Arvizu: Kur te largohem nga Shqiperia, do jap mesim ne universitet

Ambasadori i SHBA flet para mbarimit të mandatit në Shqipëri. “Arsyet pse i krahasova zgjedhjet e 2013 me ato të ’92”. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në intervistën e tij të fundit si diplomati i Shteteve të Bashkuara, deklaroi në “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, se pas largimit nga Shqipëria do t’i përkushtohet mësimdhënies. Arvizu tregoi se po përgatit leksione për Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare dhe se do t’i pëlqente ta mbyllte karrierën në shërbimin diplomatik. Arvizu i quajti të papërshtatshme deklaratat e Jozefina Topalli karshi tij, duke thënë se nuk do të donte të binte në nivelin e saj.

Ju u shprehët në një editorial se Shqipëria mund t’ia dalë. A do ta kishit shkruar të njëjtin shkrim nëse Berisha do të kishte fituar zgjedhjet? Nëse do të kishte fituar?


Nëse koalicioni i tij do të fitonte 83 me 57 mendoj se po. Nëse do të fitonte me vetëm 71? Kjo do të ishte një konsideratë shumë e ndryshme politike, do të gjenim mënyra për të ofruar inkurajim, nxitur reforma, por editoriali do të ishte shumë më i ndryshëm. Më thoni si do të kishte qenë titulli? Ajo që ne shkruam ishte “Shqipëria mundet”.

Cili do të kishte qenë titulli i këtij editoriali…


 “Ky është shansi juaj i fundit”. (Qesh.)

Zoti ambasador, ju i krahasuat zgjedhjet e këtij viti, për shkak të rezultatit, me ato të vitit 1992. Përse?


Në fillim mendova se janë thjesht njerëz që përpiqen të krijojnë diçka, por pastaj kuptova që kisha thënë diçka që prek thellë shumë njerëz e miqtë e mi, sepse shumë mbështetës të qendrës së djathtë më kanë thënë: “Ti je miku ynë, nuk dyshojmë tek ty lidhur për asgjë, por duhet t’ju themi që ka konfuzion në të djathtën për atë që keni thënë, e cila duket e ekzagjeruar”. Jam përpjekur, por ka qenë e vështirë të shpjegoj këdo veçmas, ndaj ata që presin një sqarim, ajo që unë kam thënë ka qenë: Viti 1992 ka qenë një moment unik në historinë politike shqiptare, pasi 1992- shi ishte një ngjarje e tillë që shpërfill çdo krahasim, është një eveniment më vete, sikurse ka ndodhur në vendet që hoqën qafe komunizmin.

 

Diçka e veçantë në histori, kështu që asnjë ambasador amerikan dhe as unë nuk do të thoshim diçka që të denigronte ose mohonte domethënien e atij momenti historik. Kjo ka qenë pjesa ime e parë e mesazhit. Ajo që unë kam thënë dhe e besoj edhe sot edhe më shumë se më parë, është se tani, pas 15-20 vitesh, shqiptarët do të kthehen pas e do ta shikojnë 2013-n si një pikë kthese, si një zgjedhje që solli një pikë kthese. Përse ndodh kjo? Kjo s’ka lidhje me faktin se kush fitoi, PS, LSI apo PD, por ka të bëjë me atë që se si votuan njerëzit dhe faktin që ishin zgjedhje të tilla. Ishte një rezultat i paparashikuar, shpërfilli pritjet e gjithkujt. E mbaj mend ende duke folur me dikë e duke analizuar zgjedhjet, që më thoshte se këtu kjo forcë merr një deputet më shumë, këtu kjo tjetra e Korça mos u lodh sepse del 6-6 gjithmonë. Këtu pritej të ishte një më shumë, një më pak për shkak të opinionit shumë tradicional, por shiko ç’ndodhi. Në çdo qark të Shqipërisë votuesit zgjodhën ndryshe nga sa pritej, e arsyeja pse e them këtë është që ka qenë një zgjedhje domethënëse, e cila tregon që ka pasur një ndryshim në sjelljen e votuesve ndaj pushtetit të tyre. Kështu që pushtetin që ata kanë e kanë kuptuar dhe ata (populli) nuk do të votojë më në blloqe si më herët. 4, 8, 12 apo 16 vite më pas, shqiptarët do të kenë kuptuar që e kontrollojnë fatin e tyre, të ardhmen e tyre, ndaj besoj se sot më shumë njerëzit do të kthehen pas e do ta shikojnë 2013-n si zgjedhjet që ishin shënuese në këtë drejtim. Këtë kam dashur të them.

Kur dhe pse ajo marrëdhënie e mjaltë mes jush dhe zotit Berisha filloi të pësojë një thyerje?


Por, me të vërtetë nuk ka qenë një ngjarje e vetme, por ka qenë sipas të menduarit të SHBA-ve, ka pasur disa udhëkryqe. Zgjedhja e Presidentit, zgjedhja e drejtorit të SHISH, zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm, mënyra se si u trajtuan ish-të burgosurit politikë, çështje që kanë pasur lidhje me KQZ-në, referendumi për mbetjet. Pra nuk ka qenë një gjë e vetme, por kanë qenë një sërë udhëkryqesh ku SHBA-të kanë pritur që të shihnin një gatishmëri nga maxhoranca e asaj periudhë që të ishte pak e guximshme dhe që të preknin dhe të komunikonin me opozitën. Duhej gjithëpërfshirje, gatishmëri për t’u konsultuar dhe nëse opozita nuk pranon asgjë, por të paktën të bësh përpjekjen.

Të gjithë kujtojmë mbështetjen që i dhatë Lulzim Bashës në vitin 2011 në fushatë. Tashmë Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i PD. Si e gjykoni performancën e tij?


Ai është një person shumë kompetent dhe është një politikan i mirë. Ka material bazë për të punuar me të. Por është në një pozitë të vështirë tani. E kam takuar këtë javë dhe sonte kam bërë një bisedë të gjatë. Më vjen keq për të sepse atij i janë kërkuar të bëjë shumë gjëra. Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe do merret me PD-në, që në të vërtetë është duke vuajtur pas një humbjeje shumë të vështirë dhe gjithashtu po merret edhe më këtë proces, si dhe me zgjedhjet kontroverse brenda vetë partisë për të zgjedhur udhëheqësin e ri. Kështu që unë nuk do të doja të isha në vendin e tij. Kur e takova i thashë që ti dukësh mirë. Dhe ai më tha: Dukesh i habitur? Dhe unë i thashe: E di që ka shumë gjëra mbi ty dhe familjen tënde, dhe më të vërtetë shpresoj që t’ia dalësh mbanë. Mendoj që ai mund t’ia dalë mbanë kur të gjejë zërin e tij. Kur të vendosë vulën e tij mbi partinë, mendoj që ai ka një stil të ndryshëm dhe atij i ka shërbyer. Ai duhet të gjejë stilin e tij dhe mendoj se sa më shpejt ta realizojë dhe sa më shpejt të konsolidojë forcat brenda PD-së dhe aq më mirë do të jetë.

Ju vetë zoti Arvizu do të pësoni fatin e Xhon Uidhersit, do të shkoni në pension të parakohshëm, apo karriera juaj do të vazhdojë sërish në Departamentin Amerikan të Shtetit?


Kur unë të largohem nga këtu, dhe unë do të jem në gjendje të largohem kur zoti Lu do të konfirmohet. Unë shpresoj që shpejt. Do të kthehem në Uashington, do të shkoj të jap mësim dhe do të jem këshilltar në atë që njihet si Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare. Dhe është për njerëz që janë në nivele të larta ushtarake në DASH, në mënyrë që të bëjnë hulumtime, mësim, leksione. Kështu që unë jam duke menduar se cili do të jetë cikli i leksioneve që do të jap. Kështu që kjo është detyra ime e menjëhershme, dhe pas kësaj kam shumë opsione. Ka shumë rrugë përpara, dhe kjo është shumë emocionuese për të menduar.

Por karriera juaj si diplomat ka përfunduar pas Tiranës?


Jo domosdoshmërisht sërish. Pa ju mërzitur juve me hollësi burokratike, unë jam diplomat karriere. Kam rreth katër vjet që më kanë mbetur dhe vetëm nëse bëj një punë shumë të keqe dhe duhet të gjejnë diçka për mua domosdoshmërisht nuk do të qëndroj aq sa duhet. Por do të qëndroj në shërbimin diplomatik, dhe në profesionin tonë ka shumë njerëz që qëndrojnë deri në fund, sepse paga është e mirë. Nuk është se pasurohesh kur je në shërbim diplomatik, por është një jetesë e rehatshme. Por unë nuk do ta bëj këtë. Ju e dini që njohuritë e mia janë Azia, do të vazhdoj të mbaj dijeni, por nëse do të kishte një mundësi interesante, ndonjë mundësi të mirë, patjetër që do të shkoja. Është një nder që të shërbesh, kam 32 vite që e bëj këtë punë. Kam qenë 33 vjeç kur jam bërë pjesë e këtij shërbimi. I kam pasur flokët e zinj, kështu që ka qenë e mrekullueshme. Por do të shohim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama