As seksi me i gjate nuk zgjat me shume se 12 minuta!

As seksi me i gjate nuk zgjat me shume se 12 minuta!
Psikologët thonë se një numër shumë i vogël i njerëzve kryejnë marrëdhënie seksuale që zgjatin më shumë se 12 minuta. Thëniet se seksi duhet të zgjasë me orë shkaktojnë frustrim te çiftet, të cilat për këtë arsye e konsiderojnë jetën e tyre seksuale si të keqe. Seksologët kanadezë kanë zbuluar se për marrëdhënie të përsosura seksuale mjaftojnë nga tre deri në 12 minuta (duke mos e përfshirë paralojën). Në studim janë përfshirë 1.500 çifte, ndërsa shkencëtarët kanë vërtetuar se shumica e çifteve bëjnë seks mesatarisht 7.3 minuta.

Arsye për zgjatjen e seksit te disa çifte, sipas ekspertëve, ndodh për faktin se meshkujt e praktikojnë shtyrjen e orgazmës, ose sepse bëhet fjalë për ndonjë disfunksion të ejakulimit, për çka seksi zgjat më shumë. Ndërkohë, ata të cilët kanë probleme me ejakulimin e shpejtuar bëjnë seks më pak se dy minuta. Edhe për ta, seksologët kanë këshilla, siç është ndërrimi i pozave, tempit e të ngjashme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama