Këto sëmundje mund të shkaktojnë pamje të turbullt, rritim, skuqje, lotim, humbje të përkohshme të shikimit dhe në disa raste edhe verbim.
Ashtu si edhe lëkura digjet nga rrezet UV, edhe syri mund të pësojë dëmtime. Mësimi- sidomos për të rinjtë – është që sytë kërkojnë mbrojtje, gjithashtu. Mbrojtja mund të bëhet me metoda të thjeshta dhe të sigurta, si psh mbajtja e syzeve që nuk pranojnë rrezet UV.
Fëmijët dhe adoleshentët janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve të syrit, pasi ata harxhojnë edhe më shumë kohë nën diell se sa të rriturit, dhe lentet e syve të tyre janë më transparente se sa ato të të rriturve, që do të thotë se rrezet e dëmshme e kanë më të lehtë të depërtojnë në retinë.
Por duket se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë mirë rrezikun që rrezet UV shkaktojnë për syrin.
Një studim i fundit tregoi se 40% e Amerikanëve nuk e lidhnin blerjen e syzeve me mbrojtjen nga UV, por thjesht për qejf. Studimi zbuloi gjithashtu se 61% e Amerikanëve blinin syze për fëmijët e tyre, por 23% nuk i kontrollonin fare nëse ato ishin me xham kundra rrezeve UV.
Këshillat janë:
Përdorni syze mbrojtëse gjithmonë, sa herë dilni jashtë, edhe kur ditët duken me re ose gjatë dimrit.
Blini syze cilësore që ofrojnë mbrojtje të mirë UV. Ato mund të bllokojnë rreth 99% të rrezeve UV-A dhe UV- B, dhe thyejnë 75% - 90% të dritës.
Sigurohuni se syzet janë perfekte në ngjyrë dhe nuk formojnë shtrembërim të shikimit.
Blini size me xham ngjyrë gri. Ato thyejnë intesitetin e dritës pa ndryshuar ngjyrën e objekteve, duke dhënë vizionin e ngjyrave sa më natyrale.
Sigurohuni se fëmijët dhe adoleshentët të mbajnë size. Ata shpenzojnë më shumë kohë jashtë se sa të rriturit.
Orjeta Zhupa
Nga Gazeta Shekulli