Aspekte te ndryshme te te qenit prind

Aspekte te ndryshme te te qenit prind
Nese duam qe femijet tane te jene fleksibile ne raport me ate qe duam, atehere edhe ne duhet te jemi te tille. Eshte e vertete se, qe nga momenti kur beheni prind, duhet te pershendeteni me disa shprehi te vjetra te cilat me pare ju kane sjelle kenaqesi. Do te humbni orarin e meparshem te gjumit dhe te seksit, por nje gje e tille mund te kthehet, ose duke i ndihmuar femijet qe te flene vetem, apo duke i udhezuar sesi ta kalojne kohen pasi qe te jene zgjuar heret.

Çdo prind eshte ne gjendje qe te beje gjithçka per femijen e tij. Nese jemi te qete dhe te durueshem me femijet tane dhe me gabimet e tyre, atehere edhe ata do te jene te durueshem me gabimet tona, per shkak se, duhet pranuar – edhe ne bejme shume gabime.

Te gjithe prinderit, te pakten nje here, u ka ndodhur qe femija i tyre deshiron ndonje gjesend qe e kane femijet e tjere, ku shtrohet pyetja se a duhet qe prindi te dorezohet para presionit te femijes qe t’ia bleje nje gje te tille. Instinkti i pare thote se nuk duhet dorezuar, por ekspertet thone se, nese behet fjale per ndonje imtesi, e cila nuk eshte e demshme per femijen, nuk ia vlen qe te grindemi me femijen. Nese duam qe femijet tane te jene fleksibile ne raport me ate qe duam, atehere edhe ne duhet te jemi te tille.

Edhe pse detyra kryesore e prinderve eshte qe ta mbrojne femijen e tyre nga rreziqet e shumta, kur femija te jete rritur paksa, psh ne adoleshence, duhet shpjeguar atij se shpesh ne jete duhet te rrezikojme, per te fituar ate qe duam, por se kjo duhet te behet me mend.

Ne fund, ju themi se nuk duhet qe femijeve t’u mbajme fjalim rreth asaj se çka duhet te bejne, por duhet qe kete t’ua demonstrojme ne veper.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama