Një dozë e vogël aspirine në ditë, 75 miligramë, do të reduktonte kuotën e vdekjeve që vijnë nga kanceri. Një studim i kryer në Universitetin e Oksfordit dhe në qendra të tjera ka zbuluar se kuota e vdekjeve do të ulej të paktën me një të pestën. Studimi, i publikuar në Lancet, është testuar mbi 25 mijë pacientë, shumica e të cilëve nga Mbretëria e Bashkuar. Por ekspertët thonë se rezultatet tregojnë se efekti i aspirinës mund të shoqërohet me rrezikun e hemoragjive. Aspirina është e njohur si një ilac që redukton rrezikun e atakut kardiak dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës tek ata persona që kanë probleme të tilla.