Assange Krishtlindje ne shtepine e shqiptares Londer

Assange, Krishtlindje ne shtepine e shqiptares, Londer
Zbuluesi i sekreteve të mëdha botërore, Julian Assange, strehohet në shtëpinë dhe klubin e një kosovareje. Siç njofton Indeksonline, ajo quhet Pranvera Shema dhe është e martuar për videogazetarin britanik, Vaughan Smith. Të dy janë pronarë të klubit gazetaresk në Londër, Frontline, ku janë marrë edhe pamje të Assange me flamurin kuq e zi pas.

Ndërkohë, çiftelia gjendet në shtëpinë e Pranverës, aty ku Assange dha intervistën e parë pas daljes nga burgu për "BBC-në", në Suffolk, 130 kilometra larg Londrës. Vaughan Smith është mik i mirë me Assange dhe i ka ofruar strehim, aty ai do të kalojë Krishtlindjet.

"Do të jenë Krishtlindj jo të zakonshme për mua, Pranverën dhe dy vajzat tona", - ka thënë Smith. Britaniku ka raportuar në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën. Ai krijoi Frontline Television News gjatë Revolucionit rumun në vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vranë duke raportuar. Një nga të mbijetuarit Peter Jouvenal, ishte i vetmi në botë që xhiroi krerët e Al-Qaedas, Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij të mbyllej 8 anëtarë të ekipit u vranë. Për t'i kujtuar ata, Smith hapi Frontline Club, një klub ku mblidhen e diskutojnë gazetarët.

Aty ai ende mban telefonin e tij celular që u godit nga një plumb gjatë një masakre në Kosovë, në vitin 1998. Vitin e kaluar Vaughan dhe Pranvera ishin në Tiranë dhe Prishtinë për të mbajtur tryezë diskutimi për mediat moderne. Ata do ta strehojnë Assangen, derisa të vendoset për ekstradimin e mundshëm të tij në Suedi ose SHBA, ose vazhdimin e gjykimit në Londër

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama