Sipas mediave te huaja, asteroidi ishte i dukshëm në Europë dhe Azi. Parashikimi i rënies së këtij objekti në tokë konsiderohet një arritje për shkencën duke qenë se është hera e parë që u paralajmërua dhe u vërtetua rënia e asteroidit me përmasa të vogla. Më 5 tetor, austronatët në Arizona të Shteteve të Bashkuara, paralajmëruan për afrimin e asteroidit drejt tokës, ndonëse ishte parashikuar që rënia e tij të mos përbënte ndonjë rrezik.
BalkanWeb