Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndjeshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykëza (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%. Mirëpo, rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimi. Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenët e caktuar; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike.
Pra, për t'u shfaqur astma nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë). Mullinxhinjtë janë të ndjeshëm, sepse nga pluhuri që krijohet gjatë bluarjes së drithit pezmatojnë astmën. Disa të sëmurë janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit. Astmatikët janë rreptësishtë të ndaluar të pinë duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, të mos pinë qumësht të lopës, vezë, domate, mish me shumë yndyrë, lëkurën e mishit të pulës, mishit të peshkut si dhe ushqim të konservuar.
Simptomat
Shenjat klinike te fëmijët, pavarësisht nga mosha, mund të ndahen në tre grupe. Grupi i parë, janë fëmijët në gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulçim, grupi i dytë, janë fëmijët me astmën e qartë atopike, dhe grupi i tretë, janë fëmijët me shenja të astmës tipike, por pa mundësi të vërtetimit të konstitucionit atopik. Sëmundja në grupin e parë quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinë infektimi viral dhe sëmundja më vonë tërhiqet). Sëmundja në grupin e dytë quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nëse shenjat e sëmundjes janë shumë të rënda, përkufizohet si astma).
Diskutabil është emri i sëmundjes në grupin e tretë (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), për të cilën u thuhet prindërve që fëmijës do t'i hiqet në moshën e pubertetit. Shenjat më të shpeshta në fillim të sëmundjes janë gulçimi, kollitja, marrja frymë me vështirësi, si dhe të dhënat për bronkitet dhe pneumonitet që përsëriten. Gulçimi është shenja më e shpeshtë e astmës, por për këtë sëmundje duhet të mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natën, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet që rikthehen.
Mjekimi
Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Këshillat
1-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës
2-Të pihen sa më tepër çajra të përgatitur me përzierje bimësh
3-Të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin
4-Mjekët rekomandojnë të pihen 2 deri në 3 litra lëngje në ditë
5-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit
6-Mbajtja pranë e 1 gote uji lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës
7-Pluhurat në ushqime, si vezë, qumësht shkaktojnë astmë
Bimët që "luftojnë" sëmundjen
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes. Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës, është edhe lulja e blirit.
Shkenca, çokollata lufton astmën
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft i mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e "nervit endacak", që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot", thonë studiuesit.
Mjekët, kolla akute dhe kronike
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Pikërisht për këtë, të gjithë njerëzit që kanë probleme me astmën këshillohen të pinë çajra të nxehta. Të sëmurët astmatikë vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga astma është tek njerëzit me gjoks të ngushtë ose deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës. Astma vjen nga ftohja e mushkërive, nga teprimi në pije alkoolike, ushqime të forta e të dëmtuara dhe në disa raste edhe nga vuajtjet shpirtërore.
Ilaçet mund shkaktojnë reaksione
Pluhuri, kontaktet me qimet e shtazëve, përdorimi i ilaçeve në të shumtën e rasteve shkaktojnë reaksione alergjike. Të sëmurët duhet të kenë kujdes në higjienën personale, por edhe më gjerë, në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë prania e tenjës, e cila ushqehet me poret e vdekura të lëkurës së qëruar dhe me kërpudha. Astmatikët shpesh vuajnë edhe nga kordat e zërit, që në popull quhen tejza të zërit. Dhjetë për qind e rasteve të shfaqjes së astmatikëve janë shkaktuar nga bartja e substancave me anë të ushqimit, siç është qumështi i lopës dhe prodhimet e tjera të qumështit, peshku, arrat, domatet dhe vezët. Të sëmurët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga sulmet astmatike. Ndërkohë që 90 për qind e rasteve të shfaqjes së astmës në moshë të rritur është e lidhur nga thithja e substancave.