Planeti i pare jashte sistemit tone diellore eshte zbuluar ne vitin 1995, dhe deri me sot jane zbuluar 280 planete te jashtem. Por nje evoluim i instrumentave kerkimore do ta zgjeroje numrin e ketyre planeteve.
Keto planete ngjajne me ajzberget . Rastet e analizuara tregojne se 1/3 e yjeve te ngjashme me diellin kane karakteristika te Tokes ose te planetit Neptun me nje kohe rrotullimi me pak se 50 dite. Nje rrotullim i Tokes rreth Diellit zgjat per 365 dite.
Distancat e medha bejne qe edhe planetet e medhenj te duken te vegjel dhe te pa studiuar. Planetet e tille studiohen nga levizja qe ata kryejne rreth yjeve te tjera. 45 planetet e zbuluara te henen nga astronomet kishin nje mase 4 – 30 here me te madhe dhe nje orbite 7 here me te shkurter e cila nenkupton se keta planete jane me te lehte per ti zbuluar.
Ne njerin prej sistemeve Diellore te zbuluar njeri prej yjeve ishte i ngjashem me planetin Jupiter i cili rrotullohet rreth Diellit per 3 vjet. Ndersa ne sistemet e tjera u zbuluan planete 22 here me te medhenj se madhesia e Tokes te cilat rrotulloheshin rreth Diellit cdo 4 dite.
Planetet jane te formuar nga nje disk gazi dhe mbetje nga shperthimet e ndodhura gjate krijimit te tyre. Megjithate derisa ky proces te vazhdoje do mbetet nje ceshtje per tu diskutuar. Mendohet se Toka ka nje moshe 4.5 bilion vite ndersa Dielli eshte krijuar para 100 milion viteve.
Perktheu : Suela Rrumbullaku