Astronomet konfirmojne ekzistencen e Energjise se Erret!

Astronomet konfirmojne ekzistencen e Energjise se Erret!
Rezultatet e para të një hulumtimi të madh i kryer nga shkencëtarë, astronomë, gjeologë etj, konfirmojnë, në sajë të një teknike të re shkencore, ekzistencën e energjisë së errët misterioze, e cila është rreth tre të katërtat (72% në 74%) e universit, gjë që shpjegon pse duket të zgjerohet vazhdimisht dhe me një ritëm të përshpejtuar.

Konfirmimi vjen pas një studimi katër-vjeçar i më shumë se 200.000 galaktikave në kërkimin shkencor të ashtuquajturat “WiggleZ Dark Energy Survey” dhe do të paraqitet nga një ekip ndërkombëtar astronomësh, në dy botime të ndara në revistën shkencore “Monthly Notices” i Royal Astronomical Society në Britani.

26 shkencëtarë nga 14 institucione kërkimore të ndryshme, të udhëhequr nga Profesor Michael Ntrinkgouoter i Fakultetit të Universitetit Australian të Queensland, “duke shikuar” deri në tetë miliardë vjet pas. Ata analizuan shpërndarjen e galaktikave në gjithësi, si dhe sa shpejt grupet e galaktikave janë formuar me kalimin e kohës.
Përmes një kombinimi të vëzhgimeve dhe matjeve relevante, ata arritën në përfundimin se vërtetë ka energji të errët, por ende askush nuk e di me saktësi se çfarë është ajo në të vërtetë, edhe pse ideja për ekzistencën e saj ishte propozuar për herë të parë në vitet ’90.

Për të shpjeguar zgjerimin e universit, astrofizikanët, duhej, ose të rishikonin teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit, ose të pranonin se universi është i gjithëpranishëm, në një formë të re të energjisë, e cila është shkaktarja e zgjerimit të vazhdueshëm të universit si dhe shkaktarja e ndarjes së galaktikave nga njëra tjetra, pa galaktikat i largohen njëra tjetrës me ritme të “shpejta”. Sot, shumica e shkencëtarëve pranojnë se energjia e errët është një lloj “kozmosi konstante”, një ide e propozuar nga Ajnshtajni, më vonë, ai vetë e kundërshtoi atë, duke besuar se ideja më e madhe e gabuar (ndoshta……jo).

Përveç energjisë së errët (72% -74%) dhe materies së përbashkët të dukshme (4%), gjithashtu ekziston dhe çështja misterioze e materies së errët, që përbën 22% deri 24% të universit, e cila as e lëshon dhe as e pasqyron dritën e dukshme, prandaj dhe mori këtë emër.

Një rol të rëndësishëm për studimin e materies së zezë luajti dhe instrumenti i ri shkencor tepër i shtrenjtë “Alpha Magnetik Spektromatës” (AMS), e cila apo është instaluar nga astronautët në anijen kozmike “Endeavour” në stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Instrumenti i ri, me kosto 2 miliardë dollarë amerikanë, me një peshë 7,5 ton, ka  për qëllim të vëzhgojë materien e gjithësisë, e cila nuk mund të vëzhgohet nga asnjë teleskop i zakonshëm.

AMS, të paktën në dekadën e ardhshme, do të arrij të izolojë (kap) grimcat me energji të lartë të rrezatimit kozmik, kështu që kërkojnë për shenja të prekshme të materies së zezë, antimaterie dhe të tjera fenomene natyrore “ekzotike”. Shkencëtarët shpresojnë se institucioni do të sjellë një revolucion të madh në astronomi dhe astrofizikë, e njëjtë me atë të teleskopit “Hubble”. AMS-ja, ka një magnet tepër të fuqishëm, i cili përthith rrezet kozmike dhe i depoziton ato në censorët e ndjeshmërisë, për të “lexuar” ngarkesat e energjisë, nivelet e energjisë dhe informacione të tjera që do mund të transferoheshin në Tokë. Për projektimin dhe ndërtimi i këtij instrumenti u nevojitën të paktën dy dekada dhe në këtë projekt kaq gjigand, u përfshinë më shumë se 600 shkencëtarë, fizikan dhe shumë të tjerë nga 16 vende të ndryshme, nën koordinimin e profesorit amerikan.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama