Astronomi Chandra zbulon nje yll te ri

Astronomi, Chandra zbulon nje yll te ri
Nje shperthim i fuqishem 330 vjet me pare u pasua nga procesi per krijimin e ketij ylli qe tashme ka nisur te funksionoje edhe pse eshte ende i ri. Zbulimi u krye nga Universiteti i Sauthampton ne Angli e ai i Albertas ne Kanada dhe eshte publikuar ne revisten “Nature”. Fale observatorit me rreze X te NASA-s, Chandra, kerkuesit kane identifikuar per te paren here zemren e supernovas se Kasiopese te vene re nga nje grup shkencetaresh britanike ne vitin 1680. Sipas eksperteve, zbulimi i ketij ylli neutronesh eshte shume i rendesishem, pasi hedh nje hap ne rrugen e shkences per evolucionin termik te yjeve neutrone.

Supernova Kasiopeja eshte nje nga me te rejat e galaktikes tone dhe ndodhet 11.000 vjet drite larg Tokes. Ky lloj ylli ka nje veti shume te vecante pasi forca terheqese e yjeve neutrone eshte shume here me e madhe se ajo e Diellit. Atmosfera e tij eshte e perbere nga karboni si pasoje e moshes se re dhe nuk eshte mjaftueshem i ftohte per te akumuluar hidrogjen dhe helium.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama