Astronomi zbulohen 32 planete te rinj

Astronomi, zbulohen 32 planete te rinj
Ne konferencen “Drejt tokave te tjera” qe u zhvillua ne Oporto, drejtuesit e HARPS (High Accuracy Radial Planet Search) kane publikuar zbulimin e 32 planeteve te rinj jashte sistemit tone diellor ne galaktiken e Rruges se Qumeshtit. Projekti per zbulimin e tyre nisi 5 vjet me pare dhe u drejtua nga Michel Mayor ne Observatorin e Gjeneves. Celesi i suksesit ka qene nje pajisje 3.6 metra e instaluar ne “European Southern Observatory”. Behet fjale per nje spektroskop me rezolucion te larte dhe shume te sakte.

Organizata HARPS ka zbuluar 75 planete jashte sistemit diellor gjate 5 viteve te fundit ne rreth 30 sisteme planetare te ndryshem. Deri tani te gjithe gjahtaret e planeteve ne mare boten kane zbuluar 400 planete jashte sistemit diellor. Identikitet e planeteve jane nga me te ndryshmit. Te vegjel, shume te medhenj, te njejte ne Token. Shumllojshmeria e planeteve te zbuluar ka ndihmuar astronomet te dalin ne perfundimin se sistemet e ndryshme diellore kane karakteristikat e tyre, jo domosdoshmerisht te njejta me sistemin tone.

Ontario, copa meteori mbi makine

Nje familje ne Kanada ka perfunduar ne faqet e para te te gjitha gazetave vendase per shkak te nje “zbulimi” qe ka bere kryefamiljari. Ne fakt, familja nuk ka asnje lidhje me shkencen, pasi gjithcka ka ndodhur pa dijenine e tyre. 30 vjecari Tony Garchinski me banim ne Ontario te Kanadase ka dale ne mengjes per te shkuar ne pune, por para makines se tij ka vene re xhama te thyer dhe copa guresh te zinj. Pasi i ka mbledhur guret, ai ka njoftuar policine.

Deri ketu ngjarja nuk meriton ndonje vemendje te madhe, por gjithcka merr permasat e nje mrekullie kur u veretua se guret e zinj i perkasin nje meteori te shkrire ne atmosferen e Tokes. Ne fakt, pak dite me pare nje grup astronomesh nga Universiteti i Ontarios njoftoi per nje gje te tille, duke lajmeruar banoret per nje shi te mundshem guresh nga qielli. Behet fjale per nje meteor 4.6 miliarde vjet te vjeter qe nuk dihet nga ku eshte nisur. “Eshte e pabesueshme se si ky asteroid mberriti deri ketu. Eshte si te besh nje udhetim ne hapesire me nje anije kozmike dhe me pas te kthehesh ne shtepi me keto gure si dhurate nga nje bote tjeter”, shprehet nje prej kerkuesve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama