Astronomi zbulohet planeti ferr

Astronomi, zbulohet planeti ferr
HD80606b ndodhet ne drejtimin e kostelacionit te Arushes se Madhe, 190 vjet drite larg planetit tone. Ai rrotullohet rreth yllit te tij per 111 dite dhe temperatura mesatare ne kete planet eshte 526 grade celcius. Sipas prof. Gregory Laughlin nga Universiteti i Kalifornise, HD80606b ndjek nje trajektore ecentrike me intervale te rregullt, here here shume i afruar me yllin dhe here here me larg tij. Kur ky planet i afrohet shume yllit, temperaturat arrijne deri ne 1226 grade celcius. “Ky planet na ben te mendojme se Aferdita mund te jete nje vend komod ku mund te jetohet”, thote astronomi Alan Boss, duke dashur te beje nje krahasim temperaturash mes HD80606b dhe Aferdites qe eshte planeti me i zjarrte i sistemit tone diellor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama