At Marku Janullatos kerkon te marre godinen e Normales se Elbasanit

At Marku: Janullatos kerkon te marre godinen e Normales se Elbasanit

At Nikolla Marku akuzon Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos, se po përgatit një skandal të ri, ku kërkon të kthejë shkollën Normale të Elbasanit, godinë e arsimit kombëtar në një qendër të shovinizmit grek, me pretekstin se ka qenë dikur Metropoli e Kishës.

Me anë të një deklarate, At Nikolla Marku sqaron se ish-Metropolia është godinë tjetër dhe se i është shitur një banori të lagjes Kala në Elbasan për arsye ekonomike. Sipas Atit, Janullatosi kërkon nga Përmbarimi zbatimin e një vendimi gjykate të gabuar për shkak të ngatërrimit të godinave.

At Nikolla Marku ka paralajmëruar Janullatos, se shkollën Normale të Elbasanit do ta mbrojnë ortodoksët dhe gjithë populli shqiptar, duke shtuar se historinë e arsimit shqiptar e mbron çdo shqiptar pa dallim krahine dhe feje.

 

Deklarata e plotë e At Nikolla Markut

Shqiptarët ortodoksë, por dhe mbarë opinioni kombëtar shqiptar, si në trojet e tij etnike ashtu dhe në diasporë dhe mërgim, i bëjmë të ditur se shovinisti dhe anti-shqiptari Anastas Janullatos, i cili është në krye të kishës ortodokse greke brenda Shqipërisë, po përgatit një skandal të ri.

Janullatos, kërkon të ktheje shkollën Normale te Elbasanit që është godinë e arsimit kombëtar shqiptar dhe pronë e historisë sonë intelektuale shqiptare, në një qendër të shovinizmit grek me pretekstin se ka qenë dikur Metropoli e Kishës. 

Është e qartë në dritë të diellit se, Ish-Metropolia është godinë tjetër, e shitur për arsye financiare një banori të lagjes Kala Elbasan. Duke përfituar nga një vendim gjykate, i cili u dha pa njohur mire origjinën e pronave, kërkon nga përmbarimi zbatimin e një vendimi gjykate të gabuar për shkak të ngatërrimit të godinave.

Zyrës së përmbarimit, i bëj thirrje që të jetë e përgjegjshme dhe të mos bëjë gabim historik që godinën e shkollës Normale t’ia dhurojë Janullatosit për qendër spiunazhi shovinist grek, i cili ka kthyer te gjitha kishat dhe manastiret në qendra të greqizimit dhe shovinizmit të partisë Agimi i Artë. Kjo parti naziste është përfaqësuesja direkt në politikë, por dhe me veprime e të ashtu quajturit Vorio-epir.

Kërkojmë nga institucionet më të larta të shtetit, ndërhyrjen dhe parandalimin e çdo veprimi anti-shqiptare. Institucionet e shtetit shqiptar, nuk mund të jenë kundër historisë sonë kombëtare të arsimit shqiptar.

Anastas Janullatos! Të paralajmëroj se, ajo që bërë në Përmet me spiunë greke dhe antishqiptarë, nuk do të ndodhë kurrë me Shkollën Normale të Elbasanit. E kupton nuk do të ndodhe kurrë. Kushdo që do t’i afrohet shkollës Normale, do të bëhet viktimë e shovinizmit grek kundër Shqiperisë. Të paralajmëroj se shkollën Normale do ta mbrojnë ortodoksët së bashku me popullin shqiptar. Historinë e arsimit shqiptar e mbron çdo shqiptar pa dallim krahine dhe feje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama